Humbi 10 mijë euro në bastore për shokun – tregon arsyen: Thash ta bëj një të mirë

Humbi 10 mijë euro në bastore për shokun – tregon arsyen: Thash ta bëj një të mirë

Gjilanasi 30-vjecar, kishte dashur të bëjë vetëvrasje për shkak se kishte humbur 10 mijë euro në vendin e tij të punës. Ai i kishte humbur të gjitha këto para në bastore, aty ku punonte vetë.

E gjitha ngjarjen e tregon vetë personi i cili u gjet ditën e djeshme nga Policia e Kosovës pa vetëdije. Thotë se luajtjes në bastore ia filloi për shkak të një shoku të tij.

Shefat e bastorës ku ai punonte akuzonin një shokë të tij se iu kishte 700 euro para borxh. Thotë se për ta bërë një të mirë iu futë kësaj pune, ku ngjarja mori rrugë krejtësisht tjetër.

“Për mos me menduar ai shefi që  unë kam bë ndonjë dollover sepse ata shefat thoshin duhet kaq, ai [shoku] thoshte kaq kam thënë ta bëjë një të mirë dhe ta humbi këtë diferencë”, ka treguar ai për Klan Kosovën.

Personi thotë se nga vendi i punës doli pa ndonjë paralajmërim për shkak të presionit. Tregon se rrugëve të Ferizajt u soll për dy ditë derisa gjendja e tij shëndetësore i ishte përkeqësuar.

“Kam pas probleme me zemër, kam qenë pa puls pa asgjë, dikush nga qytetarët e ka lajmëruar policinë”, tregon ai.

Gjithë humbjet që ai i kishte shkaktuar në vendin e tij të punës ai thotë se është i vetëdijshëm se duhet t’i kthej, e për këtë ai tregon se ka tentuar edhe vetëvrasjen por që u shpëtua nga dikush nga qytetarët e Ferizajt.

“Ndoshta kisha bë edhe vetëvrasje edhe kam menduar me bë por më kanë parë qytetarët dhe e kanë lajmëruar policinë se mos të më kishin pa ata unë ndoshta nuk isha gjallë”, ka thënë ai.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=105&v=ZGkG0C_BMKo