Humb jetën një këmbësor në Prizren

13.08.2017 13:45
Humb jetën një këmbësor në Prizren

Policia raporton se ka humbur jetën një person në Prizren pasi që është goditur nga një automjet.

“Veri-Prizren 12.08.2017-17:00. I dyshuari mashkull K/ Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin në autostradë, ka goditur një këmbësor mashkull. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com