Humb jetën një 40 vjeçar në plazhin e Shqipërisë

Humb jetën një 40 vjeçar në plazhin e Shqipërisë

Një 40-vjeçar humbi sot jetën pasi u rrëmbye nga rrjedha e ujit në Divjakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”.

40-vjeçarin E.B. dhe vajzën e tij të mitur 7-vjeçe i rrëmbeu uji nga pakujdesia teksa ishin duke u larë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty ndërhynë, por arritën të shpëtonin vetëm vajzën e tij të mitur.

Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij, e për pasojë ky i fundit ndërroi jetë, shkruan Lapsi.