Hulumtimi i Insajderit që mund ta çojë në burg ish-gjyqtarin e EULEX-it

Hulumtimi i Insajderit që mund ta çojë në burg ish-gjyqtarin e EULEX-it

Avokati i dështuar në Britani që u bë gjyqtari më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, Malclom Simmons ka mashtuar për vite të tëra duke paraqitur doktoraturën nga një Universitet që është mbyllur për shkak se ka shitur diploma flase.

Insajderi kishte kontaktuar me HEED, insitutucioni zyrtar i Arsimit të Lartë në Mbretërinë e Bashkuar për verfikimin e diplomave dhe të Universiteteve, dhe ata kanë konfirmuar se diplomat e “FairFax University” nuk vlejnë në sistemin e Britanisë si diploma të cilat mund të përdoren për ndonjë gradim në karrierë.

“Universiteti FairFax nuk është i akredituar si i tillë, e as diplomat nga ky Universite nuk janë të akredituara e as nuk mund të merren për bazë për ngritje në karrierë. Diplomat nga ky universitet janë ‘diploma mill’”, thuhet në përgjigjen e HEED për Insajderin.

‘Diploma mill” është diplomë që merret nga një universitet që shet diploma por pa e ndjekur në fakt unviersitetin. Ato paguhen me para dhe zakonisht merren brenda një kohe të shkurtër.

Simmons e kishte listuar Universitetin “Fairfax” dhe titullin e tij si doktor shkence edhe pse në atë kohë ishin mbushur 4  vite që kur ky universitet ishte mbyllur përfundimisht.

Insajderi kishte pyetur në mënyrë specifike Simmons se përse në aplikacionin e vitit 2008 e kishte prezantuar doktoraturën në “Fairfax University” ndërsa e kishte hequr këtë gradë në aplikacionin e vitit 2014.

Gjyqtari që po akuzon EULEX-in mashtroi me doktoraturë false

E sipas “Southeast Europe Coalition on Whistleblower Protection”, një platformë e përbërë nga më shumë se 30 organizata ndërkombëtare nga 13 vende të Evropës Juglindore që ka për qëllim luftimin e korrupsionit, Simmons ishte ngutur që të jepte intervistë në gazetën e njkohur franceze “Le Monde” për të lëshuar akuza ndaj EULEX-it nga ku edhe kishte dhënë dorëheqje. Por prej nëntorit të vitit të kaluar, ai nuk është bërë i gjallë për të argumentuar akuzat e tij.

Zhduket gjyqtari me diplomë falso që akuzoi EULEX-in

Megjithatë Simmons ia kishte arritur të bënte famë më të madhe sesa të dhënat se ai ka mashtruar me kualifikimet e tij.

Southeast Europe Coalition on Whistleblower Protection” raporton se hulumtimi i Insajderit për diplomën falso nuk është mbuluar nga mediat që kanë raportuar për Simmons. Sipas tyre, Maja Kocijanqic, zëdhënës për Politikat e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, ka thënë se BE-ja është duke e hetuar edhe doktoraturën e Simmons.

“Kjo është një cështje e një natyre tepër të ndjeshme”, ka thënë ajo për  “Southeast Europe Coalition on Whistleblower Protection”.

Edhe një paknel i Tribunalit në Britani të Madhe ka nxjerrë një vendim përmes së cilit ka vërtetuar se Simmons nuk e ka praktikuar punën e tij si avoakt për 16 vite radhazi.

Dyshimet për biografinë e Gjyqtarit që akuzon për korrupsion në EULEX

Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar të Britanisë së Madhe për ta hetuar Simmons për diplomën e tij të rreme me doktoraturë, por një burim brenda Mbretërisë së Bashkuar i ka thënë “Southeast Europe Coalition on Whistleblower Protection” se shteti britanik bënë kontrollin e prapavijës së kualifikimit arsimor të të punësuarve të saj, sidomos atyre në misione jashtë shtetit, dhe se “dhënia e deklaratave të rreme në lidhje me kualifikimin akademik është një shkelje ligjore që mund ta fus në burg ish-gjyqtarin e EULEX-it”.

Shumë vendime që i ka marrë Simmons në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë kanë prekur figura të rëndësishme të luftës në të dyja vendet por ata nuk kanë përfunduar të dënuar, pasi nivele të tjera të drejtësisë kanë vendosur të kundërtën. Në Bosnje ka gjykuar komandantin Hasan Čengić e në Kosovë Fatmir Limajn. Të dy këta ishin edhe minsitra në Qeveritë e vendeve të tyre, por për asnjërin nga ta, nuk ka arritur ta argumentojë dënimin me burg.

Sipas zëdhënës së BE-së, kundër Simmons egzistojnë katër hetime që janë duke u bërë, teksa një vendim kundër tij. Një nga to është edhe hetimi për pretendimet e tij për korrupsion,  gjë që nëse nuk ofron fakte, mund të përdoret kundër tij për deklarim të rrejshëm./Insajderi.com

Pa asnjë ditë përvoje në vendin e tij në gjykatës kryesor në Bosnje dhe Kosovë