Mbyllen hetimet për korrupsion në EULEX, dëshmitari Florim Hasani ndiqet penalisht për dëshmi të rrejshme

Prokurorët po ashtu nuk kanë gjetur prova se Afet Cena, Mahmut Halimi dhe Azem Vllasi i kanë dhënë ryshfet Francesko Flroit. Hetimi dy-vjeçar ka dëshmuar se Florim Hasani, vëllai i Besnik Hasanit, i dënuar më 25 vjet burgim për këtë shpërthim së bashku me Shpend Qerimin, ka dhënë dëshmi të rrejshme.

Mbyllen hetimet për korrupsion në EULEX, dëshmitari Florim Hasani ndiqet penalisht për dëshmi të rrejshme

Dy prokurorë të Prokurorisë Speciale, Andreë Hughes dhe Haki Gecaj, kanë pushuar hetimet kundër ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Florit, avokkatëve Mahmut Halimi dhe Azem Vllasi si dhe Afet Cenësn, i afërm i Nysret Cenës.

Prokurorët specialë nuk kanë gjetur prova se Florit ka marrë ryshfet për të liruar nga akuzat, Nysret Cenën, i akuzuar për shpërthimin në lokalin Sekiraça në Prishtinë.

Prokurorët po ashtu nuk kanë gjetur prova se Afet Cena, Mahmut Halimi dhe Azem Vllasi i kanë dhënë ryshfet Francesko Flroit.

Hetimi dy-vjeçar ka dëshmuar se Florim Hasani, vëllai i Besnik Hasanit, i dënuar më 25 vjet burgim për këtë shpërthim së bashku me Shpend Qerimin, ka dhënë dëshmi të rrejshme.

Prokurorët i kanë propozuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të nis procedurën e ndjekjes penale kundër Hasanit.

Në aktvendimin për pushim të hetimeve që ka siguruar Insajderi, shpjegohen arsyet e pushimit të hetimeve.

“Prokurorët marrin aktvendim që ta informojnë gjyqtarin e procedurës Paraprake që të pushojnë hetimet kundër Afet Cenës, Mahmut Halimit, Azem Vllasit dhe Francesko Florit për të gjitha akuzat; Që të informojnë gjyqtarin e procedurës paraprake për këtë vendim; Që të informojë Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Korrupsionit; Që ta informojë Prokurorinë Themelore të Prishtinës për dyshimet tona në lidhje me kallëzimin e rrejshëm penal dhe informatat e rrejshme për veprën penale që jkanë ofruar nga Florim Hasani”, thuhet në aktvendim.

Hetimet kundër këtyre katër personave nisën dy vjet më parë, pas raportimit të “Kohës Ditore” për dyshimet për korrupsion brenda misionit. Hetimi ishte nisur bazuar në një raport me të prokurores Maria Bamieh.

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna dhe ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Florit kishin rënë në përgjim të Task Forcës kundër korrupsionit duke komunikuar dhe takuar sekserë të ndryshëm. Dyshomi ishte se janë përfshirë në afera për mbylljen e rasteve penale në lokalin “Sekiraça”.

Prokuroria kishte themeluar një Task Forcë për hetimin e këtyre pretendimeve.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në bashkëpunim me EULEX-in, në fillim të vitit 2014 ka filluar ndërmarrjen e veprimeve lidhur me dyshimet se bartës të funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale nga radhët e EULEX-it mund të jenë të përfshirë në afera korruptive gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre zyrtare”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë.

Ish-Prokurorja Bamieh, akuzonte zyrtarë të lartë të EULEX-it, përfshirë zëvendëskryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel për pengim të çdo hetimi kundër zyrtarëve të EULEX-it, tyre dhe për hapje të procedurave disiplinore kundër saj për parkim, apo marrje të vajzës në zyrë siç thotë ajo në shenjë hakmarrjeje.

Prokuroria e Shtetit, ndërkohë nëpërmjet një komunikate konfirmoi mbylljen e hetimeve.

Në një komunikatë thuhet se më 7 nëntor 2016, PSRK-ja dorëzoi në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktvendimin për pushimin e hetimeve në PSRK për rastin me numër PPS 24/2015.

Ky vendim sipas Prokurorisë, ka ardhur si rezultat i hetimeve të gjata, të thukëta, dhe të paanshme të kryera nga një ekip prokurorial i përbërë prej një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it dhe një prokurori vendor në PSRK.

Prokuroria ka sqaruar se hetimet penale kishin të bënin me tre të pandehur të dyshuar për kryerjen e veprës penale dhënie e ryshfetit dhe një të pandehur i dyshuar për kryerjen e veprës penale marrje e ryshfetit.

Ky rast u bë i njohur për publikun në tetor 2014, pas një sërë artikujsh në shtyp për pretendime të korrupsionit brenda Misionit EULEX.

“Provat që janë mbledhur gjatë hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it Francesco FLORIT nuk ka kërkuar e as pranuar asnjë lloj ryshfeti, e as nuk ka marrë premtim për ryshfet nga të pandehurit në rastet ‘Shpërthimi në Bill Clinton’ dhe ‘Baftiu – Vrasja e trefishtë’, nga familjet, apo avokatët e tyre”, ka thënë Prokuroria.

Në kuadër të këtyre hetimeve penale Prokuroria nuk ka shqyrtuar bazat meritore të asnjë aktgjykimi të nxjerrë prej trupave të ndryshëm gjykues për rastet “Shpërthimi në Bill” dhe “Baftiu – Vrasja e trefishtë”. Këto hetime penale janë përqendruar vetëm në pretendimet për korrupsion. Provat dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Përkundrazi, provat kanë ngritur dyshime se Flurimhasani ka bërë kallëzime penale të rreme dhe pastaj ka dhënë informata të rreme për vepër penale. Këto dyshime tani janë raportuar tek Prokuroria Themelore e Prishtinës”./Insajderi.com

florit-1

florit-2

florit-3