Krimi i të fortëve të politikës me viza për në Evropë

11.05.2018

Çka bëjnë kosovarët për një vizë në Evropë dhe si e keqpërdori këtë fatkeqësi të tyre njerëz të veshur me pushtet? InDoks ka transmetuar dokumentarin “Pronto Grande” që trajton këtë temë, implikimin e krimit dhe të politikës në aferën me viza dhe faktin që të akuzuarit për këto krime shpejt mund të shpallën të pafajshëm.

Krimi i të fortëve të politikës me viza për në Evropë

E.T. 11 vjeçar nga qyteza e Shtimes për një natë mori vëmendjen e kombit. U raportua se u kidnapua nga një xhip i zi. Doli të ishte një mashtrim. Ky fëmijë u bë pjesë e një skenari dhe jo aq mirë të menduar që në qendër kishte kidnapimin e tij. Ky shtimjan i vogël ishte mësuar nga familjarët e tij për ta luajtur këtë rol për të marrë disa letra për një jetë më të mirë në Evropë.

E për një vizë për në Evropë janë mijëra kosovarë që bëjnë gjëra si ky fëmijë. Është një biznes pre e së cilit biejnë pothuajse shumica e kosovarëve, kombit më të izoluar të në Evropë. Dhe, në krye të këtij biznesi gjithherë qëndrojnë njerëz të fortë të politikës.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Pronto Grande”.

Në këtë biznes akuzohet se u përfshi edhe vetë biri i presidentit historik të Kosovës, Uka i Ibrahim Rugovës. Dyshohet se u përfshi edhe ish-gazetari, tash deputeti i pushtetit, Milaim Zeka. Se u përfshinë ambasadorë shtetesh evropiane. Dyshohet se u përfshinë edhe dhjetëra persona të tjerë. Dhe, viktima të tyre janë këta mijëra kosovarë të trajtuar në mënyrën më çnjerëzore. Që çdo ditë presin para ambasadave si dikur të internuarit e diktaturave. (pamje duke pritur para ambasadave).

E, të gjithë ata që i mashtrojnë për një vizë kanë një të përbashkët: Në fund lidhen me Kadri Veselin, Fatmir Limajn, Ramush Haradinajn. Me njerëzit më të pushtetshëm të këtij vendi të vocërr e të varfër.

InDoks në dokumentarin “Pronto Grande” trajton përpjekjen e kosovarëve për një vizë dhe përfitimin e njerëzve të pushtetit nga kjo fatkeqësi. Është një histori për një krim të organizuar që nga duart e EULEX po gjuhet në duart e drejtësisë kosovarë – e destinuar të përfundoj duke i falë kriminelët, ose duke i dënuar krejt pak. Kjo nuk dihet ende saktë, por dihet që historia do të përfundoi që kjo drejtësi nga kriminelët do të krijojë heronj.                               

Grupi i Ukë Rugovës me 21 anëtarë

Astrit Haraqija. Një politikan kosovar që shpesh e gjen vetën të përfshirë në debate që as që do ta priste. Edhe në procese gjyqësore që thotë që iu montuan politikisht.

Ai ka dhënë një rrëfim për InDoks se si u përfshi në aktakuzën e EULEX-it për mashtrim me viza italiane, ku bashkë me të birin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, biznesmenin kontrovers, Izet Beqiri dhe 18 presona të tjerë u akuzuan se ishin pjesë e një grupi të madh kriminal. Mirë të organizuar. Po shisnin viza Shengen.

Grupi, sipas kësaj aktakuze të prokurorit Allen Cansick kishte këtë përbërje: nis me Ukë Rugovës, i pasuar nga, Izet Beqiri, Astrit Haraqija, Azad Beqiraj, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti.

Por, si e komenton krejt këtë aktakuzë që tash nga EULEX- ka rënë në dorën e prokurorëve dhe gjyqtarëve kosovarë, politikani Astrit Haraqija?

“Krejt kjo është lëndë politike edhe veç po më zhegitin qe 11 vjet se po më mbajnë politikisht. Djali i Ibrahim Rugovës ka bo me viza? dil more qite emrin, tu e keqpërdor emrin tim gjithkush, qysh e keqpërdorin sot emrin e Ramushit, emrin e Kadriut e Hashimit edhe s’po them që na jem engjëj se edhe unë kam bërë gabime, ose edhe për Ukën, se i kemi marr pare ndokujt-  unë me kry të garantoj që nuk ka absolutisht kurrgjë. Pse nuk më morën mua në momentin që u burgosën këta të gjithë? Po kur dola edhe në një prej televizioneve të Kosovës ku thash se edhe unë kam suportuar për viza, nesër aktakuza edhe këta na e kanë bërë njerëzit tanë, thotë Haraqija, de mendon që rasti penal me viza nuk ëhstë dashur të hapej fare- se nuk k aprova.

Haraiqija bashkë me Uke Rugovën kanë drejtuar për një kohë të gjatë një grup jo-formal, por fortë të rëndësishëm brenda partisë më të vjetër të shqiptarëve të Kosovës, LDK-së. Më vonë këtë grup, me ndihmën e Bujar Bukoshit, një personi fortë kontrovers, herë mik e herë armik të familjes Rugova, e zyrëtarizuan si fraksion me emrin “Lista Ibrahim Rugova”. Liderët e saj në vazhdimësi kanë pasur nga një aktakuzë a nga një hetim kundër tyre, së paku.

Por, për dallim nga Haraqija, partneri i tij në politikë dhe, ndoshta edhe krim, Ukë Rugova që ditën kur akuzua se mashtroi me viza pati një qëndrim fortë të çuditshëm, po e falënderonte Prokurorinë.

Edhe pse në shtëpinë e tij gjatë bastisjeve do të gjendeshin shumë pasaporta njerëzish që nuk lidheshin me familjen Rugova. Edhe pse përgjimet ndaj grupit të dyshuar kriminal prej 21 vetash flisnin për ryshfete për një vizë Shengen, Ukë Rugova ndihej i sigurt që do ti hudhet poshtë akuzat, dhe për këtë çuditërisht në një intervistë veç pak ditë pasi u akuzua, falënderonte Prokurorinë Speciale për atë aktakuzë. Se thoshte se janë sqaruar shumë dyshime fillestare, dhe mbeti veç armë-mbajtja pa leje dhe akuza për trafikim me emigrantë.

Megjithatë, dosja voluminoze e një hetim të një prokurori ndërkombëtarë do të zbulonte krejt diçka tjetër. Do të shpërfaqte një grup që kishin hapur për vetë një minierë përfitimesh përmes një shallteri të vogël në një ambasadë në Prishtinë. Ata kishin gjetur te ambasada italiane mundësinë e artë për të bërë para me fatinë  keq të kosovarëve- izolimin nga bota e civilizuar.

Insajderi për një kohë kishte publikuar një seri shkrimesh që i quajti “Dosja Grande”. Parim Olluri që kishte publikuar këtë hulumtim, shpjegon më në detaje për këtë rast.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Pronto Grande”.

“Dosja Grande është raportuar për dy muaj rresht në dhjetor të vitit 2016 dhe në janar të vitit 2017 në atë kohë janë zbulur shumë informacione me dyshimet që i kanë pas njerëzit em vizën shenjen me grupin e Ukë Rugovës që ka qenë njëri prej grupeve më të mëdhaja të krimit të organizuar që ka mashtru njerëzit duke i marr njerëzve para nën shkëmbim të vizës shengen në ambasadën italiane, ku shumica prej këtyre njerëzve nuk kanë përfituar ndërsa një grup tjetër ka arrit e marrr viza shengen”, thotë Olluri.

Ajo që Ukë Rugova thotë se veç po e vazhdonin një traditë të familjes Rugova për ti mbështetur njerëzit me një letër-rekomandim për një vizë, del të mos jetë kaq e pafajshme.

“Historia e krijimit të këtij grupi fillon në vitin 2009 ka qenë kërkesë personale e Ukë Rugovës përshkak që edhe familja e tij nuk kanë pasur viza shengen pas vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova edhe duke e parë situatën që familjes po i mungojnë vizat, Ukë Rugova ka lyp takim me ambasadorin Michael Giffion dhe është ndihmuar nga ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe të Jashte të Kosovës, Skender Hyseni zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka ndodhur një takim mes tyre, në mes Ukë Rugovës Giffonit dhe Mendim Rugovës është zhvillu në vitin 2009 dhe prej asaj kohe Mendimi nuk është shfaqur më në skenë dhe është vetëm Ukë Rugova i cili e ka thelluar miqësinë me ish-ambasadorin italian duke i kërkuar ndihmë për një numër shumë të madh që një numër të madh të qytetarëve që përmes letërgarancive në emër të familjes Rugova të marrrin viza shengen, letër garancia ka qenë shumë interesant ku letërgarancia përdoreshin në kohën e Ibrahim Rugovës për t’i ndihmuar njerëzve dhe zyrtarëve të lartë të LDK për vizita jashtë vendit. Dhe në këtë mënyrë Ukë Rugova e ka letërgarancin dhe stemën e tyre, simbolet e familjes dhe vulat që i ka përdor ish-presidenti Rugova, Ukë Rugova i ka përdorur për çështje biznesi”, thotë Olluri.

Një nga të akuzuarit e këtij grupi, që ka pranuar të intervistohet për këtë dokumentar, nuk e mohon se është i përfshirë në intervenime për vizat Shengen, por kësaj pune, që Prokuroria pretendon se është krim, i jep karakter human.

“Bile për mu s’ka drejtësi hiq se me pas drejtësi s’është dashtë mu shpall unë. Unë e kam thanë nëpër media që unë kam suportu për viza se unë kam qenë ministër i kulturës edhe është dashtë me suportu për viza, si ish-ministër se kanë qenë mbi 13 federata na edhe në kohë të LDK i kemi ndihmuar njerëzve për viza i kemi suportu për viza, a din kur duhet mu shpall kjo aktakuzë? Kur unë e keqpërdori, kur i marr pare kur del dikush, e merr një dokument, prej 19 dëshmitarëve që janë nëse dikush del e thotë që mi ka jep edhe paret e vizës 60 euro ose edhe sigurimin shëndetësor sa është 30 euro, unë vet po shkoj publikisht 10 vjet në burg”, thotë Haraqija.

Viza edhe për kamikazë

Ukë Rugova që akuzohet si lideri i një grupi të madh kriminal që po përftonte nga nxjerrja e vizave Shengen po e falënderonte Prokurorinë që me shembullin e akuzës ndaj tij po tregonte se askush nuk është i paprekshëm. Në një intervistë në një television ai po fliste kështu vetëm një ditë pasi iu ngrit aktakuza.

Ai u akuzua vetëm për pak gjëra nga të cilat u hetua, vetëm për trafikim me qenie njerëzore dhe armë-mbajtje pa leje, por dosja hetimore kundër tij përmban edhe pista të tjera që ende nuk dihet se pse nuk përfunduan në aktin e akuzës.

Por, cilat janë ato drejtime të tjera në të cilat u ndoq Ukë Rugova dhe mbeten veç në dosje si fakte?

“Po Dosa Grande përveç që shfaqen pjesë të mashtrimeve me viza shengen shihet se grupi ka bashkëpunuar edhe në shume sektor, ka qenë edhe ajo kur janë ndihmuar që fëmijëve tu hiqen njëshat në shkollë ku ka qenë djali i një miku të tij tjetër është bashkëpunimi i tyre me konkuru në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit po ashtu është edhe kjo që e përmende është edhe viza për terroristin Blerim Heta dhe viza që është dhënë në mënyrë të dyshimtë për vet Izet Beqirin si pjesë e grupit gjo që ka ngjall shqetësime edhe brenda ministrisë, domethan pyetje për Hetën dhe Izet Beqirin ka qenë që ju kanë shtru Giffonit se qysh dy njerëz që njëri kërkohet prej Interpolit dhe një tjetër që ma von i është bashkëngjit ISIS kanë arrit me marr viza italiane në Prishtinë, thotë Parim Olluri, nga Insajderi.com

Kur Blerim Heta u vra në Irak, llogari të grupeve xhihadiste në tëitter do të konfirmonin e ai hodhi veten në erë. Mori me vete edhe 52 irakianë të sektit “shiit”. Edhe Enver Hoxhaj atë kohë si krye-diplomat kosovar kishte reaguar në lidhje me këtë rast si shenjë keqardhje për popullin irakianë.

Por, përtej fakti që nëpërmjet këtij grupi dhe vizave që mundësonte ai një kosovarë përfundoi si kamikaz në Irak, dosa voluminoze e Prokurorisë sjell edhe fakte që mbetën pa u gjykuar në gjykatore, por që flasin shumë për grupin.

“Dosja grande ka qenë edhe dyshimet që grupi i Ukë Rugovës ka qenë i përfshirë edhe në pastrim parash nëpërmes një biznesi që e ka ende ku quhet kafe Uliksi dhe si një raporti 18 faqe të administratës tatimore del se gjatë viteve 2009 – 2015 nuk ka paguar asnjë cent tatim në administrat po ashtu edhe në këtë biznes nuk ka pas pagesa për rroga dhe shërbime komunale, ujë, rrymë që janë të zakonshme për një biznes normal por ka pas deponime të mëdha të pareve kesh nga njerëz të afërt me Ukë Rugovën duke përfshi edhe Izet Beqirin që në një rast ka deponu mbi 11 mijë euro. Po e përmendi Izet Beqirin për shkak që për kohë të gjatë ka qenë i kërkuar nga Interpol për shkak të dyshimeve se ka qenë i përfshirë në trafikim të drogës dhe ka qenë i kërkuar edhe nga shteti italian nga vjen edhe vet ish-ambasadori Giffoni e po ashtu edhe nga dokumentet internet ë shtetit italian edhe Ukë Rugova përmendet si njeri i rrezikshëm që ka qenë i përfshirë në trafikimin e armëve dhe drogës në këtë grup të njerëzve është e çuditshme sesi Beqiri mban kontakte me një biznesmen me emrin Ajden Sejdia që ka qenë i kërkuar për pastrim parash edhe nga Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe domethan kjo tregon se si ky grup ka qenë të njohur nga autoritet për përfshirje në vepra të ndryshme penale”, thotë Olluri.

Ai flet edhe për përfshirjen jo vetëm të Astrit Haraqisë, por edhe të një ministri aktual të Qeverisë së Ramush Haradinajt në këtë grup.

“Po ashtu edhe një tjetër që i është i afërt me këtë grup është politikani Astrit Haraqija që ka qenë i dënuar në shumë raste gjyqësore ndërsa në këtë grup ka shërbyer si ndërmjetës pra si sekser i Ukë Rugovës dhe si një person që ka ndikuar tek dëshmitarët e rastit që t’i mshefin përveç Haraqisë si ndërmjetës në këtë grup ka qenë edhe ministri aktual i Diasporës, që ne e njohim si njërin prej sekserëve të suksesshëm në Republikën e Kosovës, Dardan Gashi për shkak të angazhimit të tij në krijimin e kolacionit qeverisës aktual, rëndësia e këtij grupi shtohet edhe tek fakti që fuqia e tyre nuk mbaron tek disa viza por kanë ndikim aq të madh sa kanë arritë të krijojnë edhe një qeveri të tan na e kemi qysh ka ka ndiku edhe tek deputet e PAN që deputetja Teuta Rugova të jap votën pro krijimit të qeverisë së PAN”, thotë Olluri.

Për Astrit Haraqinë, situata është ndryshe nga ajo çka pretendon Prokuroria.

“Më ka ndodh se konkretisht një shef i EULEX kur thotë një mikut tim në skenë politike çka po mendon ti Ukë Rugova me “vothin” me marrë LDK-në? kurrë s’kemi me e leju,  n’burg kemi me i shti”, thotë Haraqija.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Pronto Grande”.

Por, lidhja e fuqishme në mes të Liderit të Grupit Kriminal të Vizave Italian dhe Liderëve të PAN-it, ose siç njihet edhe si UÇK-Qeveria shpërfaqet edhe një fotografi që u kap tinëz. Në një kafe në një mëngjes po rrinin Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, dhe po flisnin të gjithë me Ukë RUgovën. Ai ishte në krye të asaj tavoline.

Kjo fotografi deri tash është komentuar veç nga Ramush Haradinaj që e interpretoi atë thjesht si një takim me një mik. Atë nuk e ka komentuar personazhi kryesor, Ukë Ibrahim Rugova.

Ukë Rugova nuk është pajtuar as që të intervistohet për këtë dokumentar. Madje as avokatët mbrojtës të tij dhe të Izet Beqirit nuk janë pajtuar që të flasin për akuzën e Prokurorisë Speciale që i ngarkon ata si pjesë e një grupi të madh kriminal.

Por, ajo fotografi që bëri gjiron e botës bash në kohën kur komandantët e luftës po vareshin nga Lista Serbe për disa vota, dhe vota e Teuta Rugovës, dëshmon edhe diçka tjetër, sipas gazetarit Olluri.

“Po ashtu jemi dëshmitar edhe të fotos së famshme ku lideri i PDK-së Kadri Veseli, lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj takohen së bashku në një kafe në kohën ku flitej krijimi i qeverisë, shtrohet pyetje se pse tre lider partish të takohen me një të akuzuar për krim të organiaur dyshimet janë që rasti i Ukë Rugovës rasti i tij penal të mbyllet duke marr parasysh që menjëherë pas bartjeve të lëndës nga EULEX, gjykata vendore po merr vendime shfajësuese për ta dhe unë besoj që edhe ky do të jetë njëri prej rasteve ku Ukë Rugovës drejtësia do t’ia mbyll rastin dhe do ta shpall të pafajshëm”.

Astrit Haraqija që flet duke qenë i bindur se do të dalin të pafajshëm nga ky rast ka një shpjegim krejt tjetër.

“Ramush Haradinaj që e njoh unë ai as gjykatës nuk është as prokuror, unë e njoh edhe kryeprokurorin, Aleksandër Lumezin e njoh edhe drejtorin e Policisë, unë jam fytyrë publike e njoh edhe Kadri Veselin e njoh edhe Hashim Thacin, unë i njoh gjithë po nuk ka nevojë ata me ndiku për mu, se nesër a  pasnesër mundet me mu hakmarrë politikisht, thotë ta kom bo këtë t’mirë. Edhe as nuk e kërkoj këtë favor prej kurrkujt. Kërkoj shpejtësi të procedurës, kërkoi shpejt jo mi zhagit se qe dy vjet e kanë lan e mos më gjyko moralisht mos ma luaj lojën e djallit. Jam lodhë qe 11 vjet po qysh një herë nuk dola fajtor?”, thotë Haraqija.

Ai thotë se nuk ka çka të fsheh.

“Unë se kam bo as munin as kurrgjë për me fitu në qet formë, kam bo me fitu, kam qejf me harxhu, kam qejf me dal në çarshi mos me ju tutë kurrkujt, e jo kur të dal në çarshi kur t’i by tri birra e dy rakia me thonë qe ky hajni mi ka marr qikaq pare”, shprehet Haraqija.

Haraqija ndoshta nuk ka çka të fsheh, por miqtë e tij kishin. Madje ata u zunë ngushtë shumë nga hetuesit e EULEX.

“Ukë Rugova është intervistuar prej hetuesisë së EULEX, dosja e hetuesisë së EULEX-it ka qenë shumë voluminoze ka qenë shumë e rëndësishme për Insajderin mu publiku se ka qenë e ndërtuar mirë dhe aty tregohet që ai ka qenë i përfshirë në skandalin me viza. Dhe aty shihet se në momentin kur Ukë Rugovës i bahet pyetje me komntu një bisedë që e ka pas me kolegun e tij Izet Beqirin, avokati i tij nuk e lejon, kërkon mi dhan kohë që mu përgjegj në një temë tepër inkriminuese dhe në anën tjetër tek një pyetje tepër e rëndësishme që i kërkohet që të përgjigjet se a ka qenë në dijeni që kolegu i tij Izet Beqiri është duke u kërkuar nga Interpol, dhe avokati i tij ndërhyn gjatë intervistimit dhe thotë se nuk mundet të jap përgjigje dhe Ukë Rugova e dëgjon avokatin dhe kjo sjellë dyshime se ai e ka ditë se me kë është duke punuar”.

I kontaktuar nga InDoks,  Izet Beqiri nuk ka pranuar që të dalë para kamerës. Por, ai nuk e kishte problem që të kapej nga kamerat e telefonave e në shoqërinë e njerëzve më të fuqishëm te PDK-së.

Adem Grabovci dhe Sami Lushtaku e kishin kaluar mbrëmjen e të hënës së 5 marsit në një restorant në Gjakovë. Ata ishin ulur afër njëri-tjetrit, por në mes të dy ish-zyrtarëve të lartë të shtetit ishte ulur një person që kërkohej nga INTERPOL-i për krim të organizuar.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe personazh kryesor i Skandalit Pronto dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe Izet Beqiri ishin ftuar të darkonin në Gjakovë nga Astrit Haraqija.

Haraqija nuk kursehet në miqësi. Prandaj edhe është gjendur në disa nga rastet më mediale në vend. Përfshirë këtu edhe Privatizimin e Grandit, ku një herë u përmend si sekser që po kërkonte ryshfet te Behgjet Pacolli. Edhe në rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt. Por, duket që nuk është hiç pishman.

“Çka ka lidhje le ta merr ai përgjegjësinë vet, ai nuk i ka 18 vjet unë punët e mija ai punët e veta, edhe presidenti Rugova thojke ai i ka punët e veta unë i kom punët e mija, edhe a e ka ditë ai që u kanë i kërkuar prej Interpolit? unë kurrë s’kam nijë, kurrë se kom pa nëpër media”, thotë Haraqija

Nuk është as pishman për miqësinë me Izet Beqirin. Është edhe krenar për miqësinë me Ukën e Ibrahim Rugovës.

“Nuk njihem  more unë me ta, e njoh Ukë Rugovën, Izet Beqirin edhe Qefser Bahollin, tjerët i njoh, po kurrë një kafe se kom pijë në jetë. Unë qita tre unë me Ukën jam i familjes unë kam ndejt hala me familjen Rugova edhe kur ka vdes Ibrahim Rugova, kom ndejt qaty s’kam ikë”.

Ai madje e mbron të birin e ish-Presidentit nga deputetët e partisë së tij.

“Për çka është akuzuar Ukë Rugova veç pse ka suportu për viza a, qohet Ramiz Kelmendi ja bon gjyqësinë Ukës, qohet në televizor thotë mi ka vjedh vulat, qysh more Ukë Rugova me t’i vjedh vulat është turp për to për moshën që e ka edhe me vet ata 30 vjet burg i han Uka”, thotë ai.

Heshtja e vlefshme e Teuta Rugovës

Por, për krejt këto akuza, Ukë Rugova ka mbetur kryesisht i heshtur. Ka folur veç për ndonjë intervistë mirë të aranzhuar.

Por, gati krejtësisht e heshtur deri tash është Teuta Rugova, vajza e ish-Presidentit që merr vota të shumta sa herë garon për ulëse në Kuvend. Kjo video shpërfaq më mirë se si ajo për një konferencë aderimi në LDK gati kishte mësuar përmendesh se çka do të fliste. Mezi i dilte zëri.

Pos që është e bija e Rugovës ajo mbahet mend për faktin që voton për nevoja të grupit të vëllait të saj që në qendër ka edhe Dardan Gashin, një sekser me nam.

Ajo mbahet mend edhe për këtë moment kur Hashim Thaçi, personi që ia kërcënoi babanë në të gjallë të tij, e zgjodhi të ia jepte lulet e para që shpërndau si President i zgjedhur me votat e LDK-së.

 

Image result for teuta rugova hashim thaçi

 

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Pronto Grande”.

E, vëllai i saj Uka duket se e ka me paqare që të jetë pjesë e këtij rrjeti politik edhe me ish-armiqtë e babait të tij. Dosja kundër tij është voluminoze. E ngarkon atë me plotë krime.

Biznesi “Cafe Uliksi/ Zero 8” kishte shpërfillur Administratën Tatimore, duke mos ia paguar tatimin shtetit dhe raportet konfidenciale i EULEX-it tregon se llogaria bankare e biznesit të  Ukë  Rugovës kishte aktivitet  të  pazakonshëm. Ukë Rugova dyshohet se përgjatë viteve ka qenë  i përfshirë  në  pastrim parash.

Derisa në  llogarinë bankare të  këtij biznesi nuk figuronin transaksione që  dëshmojnë  për pagesa të  konsumatorëve, pagesa të  shërbimeve apo paga për punëtorët, ky raport thotë se po në atë llogari kishte deponuar dhjetëra mijëra euro Ukë  Rugova dhe ortaku i tij, Suel Bajrami si dhe Izet Beqiri, i kërkuar kohë  të  gjatë  nga Interpoli.

Derisa Ukë Rugova ishte përfshirën thellë në nxjerrjen e vizave Italiane, Dosja e rastit të tij konfirmon se ai shihet si shumë i rrezikshëm nga autoritetet shtetërore italiane. Vlerësimet e autoriteteve italiane që janë bërë për Rugovën e  paraqesin atë si figurë ndërkombëtare e krimit të organizuar, që përfshinë trafikun e armëve dhe drogës dhe kontrabandat të mallrave.

Profili i tij përshkruhet në procesverbalin e seancës dëgjimore kundër ish-ambasadorit italian në Kosovë, Michael Giffoni.

Ai ishte dëgjuar më 26 majit të vitit 2014 nga Bordi Disiplinor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Ishte vendosur për shkarkimin e tij, pasi ishte gjetur se kishte pasur keqadministrim të sektorit të vizave gjatë udhëheqjes së ambasadës nga Giffoni.

Për më keq, autoritetet italiane vlerësuan se keqadministrimi ishte bërë për favor të një politikani të dyshimtë kosovar.

Por, këto dyshime as nuk u çuan shumë larg në hetim nga EULEX-i, e as nuk pritet që të shtyhen përpar nga drejtësia vendore.

Uka me familjen e tij e bënë Ramush Haradinajn Kryeministër. Për gjykatës e prokurorë që do të guxojnë ta ndjekin tutje këtë rast, do të mund ta bënin këtë vetëm duke e harruar këtë fakt. Duke i harruar ato pamje kur Haradinaj del nga rezidenca e familjës Rugova në Velani, ku ishte pajtuar që ta kishte votën e Teuta Rugovës.

Besa e prerë për Ambasadorin

Ish-Ambasadori Italian në Kosovë, Michael Giffoni ngjatën që të jteë futur në kurth nga grupi i madh i Ukë Rugovës për nxjerrjen e vizave Shengen. Ose, së paku pretendon ai kështu.

Kur, në vitin i 2014 ambasada italiane në Kosovë u bë cak i hetimeve të ndërmarra nga misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX dh një prej zyrtarëve të ambasadës, Florian Petani, ishte “kapur” ta Ministrisë së Jashtme italiane i doli që dyshimet për përfshirje në krim të organizuar çonin deri tek numri një i shtetit italian në Kosovë, ambasadori Giffoni.

Një grup inspektorësh u nisur nga Roma drejt Prishtinës. Kishin hasur në parregullsi të mëdha në menaxhimin e departamentit të vizave, gjatë udhëheqjes së ambasadës nga Giffoni

Dy muaj më vonë, në mars të atij viti, Giffoni do të udhëtonte drejt Italisë për të dhënë llogari për keqmenaxhimin e shkaktuar.

Më 31 mars 2014, Giffoni kishte dhënë versionin e tij para drejtorit të përgjithshëm për burime dhe inovacion në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë ku kërkonte nga eprorët e tij që të merreshin parasysh rrethanat në të cilat ndodhej ambasada në Kosovë.

Giffonit i ishte bërë me dije për dyshimet që rëndojnë mbi të. Autoritetet italiane pas informatave të marra nga EULEX-i dhe raporteve inspektuese në ambasadën e Italisë, dyshonin se Giffoni kishte krijuar një kanal të jashtëligjshëm për viza, të cilin e menaxhonte vetëm ai dhe Florian Petani.

Por, thotë se nga këta të dy, Petani e preu në besë.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Pronto Grande”.

“Më kujtohet që ia kam përsëritur Petanit se i vetmi koncesion që unë do të kisha qenë në gjendje të bëja ishte shmangia e të kaluarit nëpër IVAO dhe se atij do t’i duhej të ndiqte dispozitat ligjore. Ai më siguroj duke m’u betuar , duke ma dhënë fjalën e tij të nderit, në fakt “besën” në shqip. Tani e kuptoj që kjo ishte qartazi një dredhi dinake në të cilën kisha rënë për fat të keq. Por unë theksoj që nuk e kisha imagjinuar atëherë se ai mund të ketë qenë arkitekt i mashtrimeve të tilla”, kishte shtuar Giffoni.

Por, cili ishte roli i këtij ambasadori, sipas gazetarit që e boti serinë e hulumtimeve me titullin “Dosja Grande”?

“Giffoni ka qenë i suspenduar nga diplomacia italiane për shkak se ka qenë i përfshirë në krim të organizuar në Kosovë ai është marr në pyetje jo nga EULEX po nga krerë të lartë ministrisë së Jashtme në Itali. Duke thënë se ai ka qenë vetëm duke i ndihmuar Ukë Rugovës dhe një grup të vogël të tij që kanë qenë të interesuar për vizita pune dhe në një moment ai ka thënë se mu më është dhënë besa e shqiptarit që kjo është një punë brenda ligjit dhe e rregullt dhe thotë se ndjehet i mashtruar nga grupi i Ukë Rugovës Izet Beqiri dhe Florian Petanit”, thotë gazetari Parim Olluri.

Dhe, lideri i këtij grupi, Ukë Rugova kur përmendet Mbsaadori Gjifoni, thotë që i vije keq që ai u përfhi në këtë histori.

Image result for Pronto grande Insajderi

920 viktimat e deputetit të Nismës

Pos Ukë Rugovës, si njeri i lidhur fortë me politikën, në mashtrimin me viza është i përfshirë edhe ish-gazetari i televizionit publik, RTK, tash deputet i Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Milaim Zeka që i përket partive të pushtetit

Në mes të tetorit të viti të kaluar Zeka u arrestua e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës. Dyshohet se mashtroi qindra kosovarë për një vizë në Evropë.

Histori a tij ishte raportuar gjerësisht në Insajder. Filli i saj është më 9 mars të vitit 2016 kur Milaim Zeka kishte prezantuar në emisionin e tij “Pa Rrotlla” një biznesmen shqiptar të suksesshëm dhe të pa korruptuar.

Ilir Krasniqi, tregonte në emisionin e Zekës që transmetohej në RTK, se si një ministër kosovar i kishte kërkuar 3 milion euro ryshfet atij dhe partnerëve gjermanë, për një investim në KEK, por asnjëri nuk ia përmendi emrin për “çështje etike”.

Rreth një muaj para kësaj interviste, Zeka e Krasniqi kishin hapur një agjenci për punësimin e kosovarëve në Gjermani. Kompania ka funksionuar më shumë se një vit dhe gjatë kësaj periudhe Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi me anë të kompanisë së tyre dyshohet se kanë mashtruar 920 kosovarë. Atyre pretendohet nga hetuesia se u janë marrë shuma të ndryshme parash prej 50, deri në 3500 euro.

U ishin premtuar viza pune në shtetin më të zhvilluar në Evropë.

Por, në vend të punësimit, këta 920 kosovarë kanë humbur ato pak kursime që kishin. Paratë kanë përfunduar në xhepat e Milaim Zekës dhe partnerit të tij.

Zeka tash më nuk është në arrest shtëpiak, siç ishte për një kohë jo të shkurtër, derisa edhe partneri i tij, Ilir Krasniqi është liruar. Prokuroria ende nuk e ka deponuar në Gjykatë ndonjë aktakuzë kundër tyre, derisa qindra viktima të tyre presin kthimin e parave.

Por, mashtrim me viza ishte përhapur si virus nëpër Kosovë, dhe kryesisht atë po e bënin kompanitë në emër të vizave për në Gjermani, pasi që ky shtet miratoi vite më parë një ligj që ua mundësonte njerëzve nga Ballkanin të punësoheshin me viza punë në këtë shtet.

Kështu edhe Prokuroria e Prizrenit po merret me një rast të dyshimit për ma shtrim me viza  ku 327 të rinj nga e gjithë Kosova dyshohet se kanë rënë viktimë e mashtrimit me viza pune në Gjermani të dy personave nga qyteti i Prizrenit.

Por ky grup ra në pranga shpejt. Madje as nuk u bë shumë e madhe kur u arrestuan. Ata duket që nuk kishin lidhje të fuqishme politike.

Këto janë viktimat e mashtruara me viza të deputetit të Nismës

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin “Pronto Grande”.

Lidhjet që i ka grupi i Ukë Rugovës, ose ato që i ka deputeti i pushtetit, Milaim Zeka iu garantojnë atyre mbrojtje edhe nga sistemi i drejtësisë.

“Kanë ngjashmëri të madhe për shkak se të dy këta njerëz e shohin se njerëzit kanë nevoj të pajisjen me një vizë shengen edhe shfrytëzojnë situatën prë t’i furnizuar ata për t’i premtuar në këmbim të parave, ngjashmëria tjetër është se në të dy rastet pjesë e kësaj skeme janë njerëz që kanë pushtet politik, në një anë Ukë Rugova si djali i ish-presidentit Rugova dhe si një person në emër të familjes ka arrit me pas kontakte tepër të rëndësishme të politikës dhe në anën tjetër kemi deputetin Milaim Zeka që ka kontakte me deputet të Nismes PDK, e kjo nënkupton që mashtrimin me viza e bëjnë njerëz që kanë pushtet politik në Kosovë”, thotë gazetari Parim Olluri.

Derisa pritjet janë që grupi i Ukë Rugovës, ose edhe ai i Milaim Zekës, të shpallen të pafajshëm krejt për faktin që sistemi i drejtësisë në vend është tejet i pafuqishëm kundër njerëzve të politikës, Astrit Haraqija ende këmbëngul që rasti i mashtrimit me viza italiane u hapë politikisht. Se janë të pafajshëm. Se janë viktima veç pse janë politikanë.

“Qind për qind procesi i vizave ndaj djalit të Rugovës e kanë nis disa figura të LDK-së në bashkëpunim me një shef të EULEX-it të asaj kohe, që kanë pas frikë se Uka pe merr partinë”, thotë Haraqija.