Irfan Salihu: Jam shqiptar

Insajderi ka siguruar aktakuzën kundër tij të ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit. Në të është deklarata e tij me të cilën ka mohuar se ka pasur qëllim që të ofendojë apo përhapë urrejtje fetare apo racore.

Hoxha që kishte thënë se në trojet shqiptare kanë qenë vetëm 1 për qind shqiptar para ardhjes së Perandorisë Osmane 600 vjet më parë, thotë se është shqiptar i vjetër.

Ai ka mohuar se ka kryer vepër penale kur është marrë në pyetje nga organet e shtetit. Është arsyetuar se deklaratën për përqindje të shqiptarëve e ka mbështetur në një “tezë shkencore” të orientalistin Hasan Kaleshi, të lexuar në Kongresin Ndërkombëtar në Stamboll për Turkologjinë në vitin 1973.

Insajderi ka siguruar aktakuzën kundër tij të ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit. Në të është deklarata e tij me të cilën ka mohuar se ka pasur qëllim që të ofendojë apo përhapë urrejtje fetare apo racore.

Insajderi ka provuar të flas me imamin Salihu, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave dhe mesazheve.

Në këtë deklaratë të dhënë në Prokurori më 11 nëntor të vitit të kaluar, Salihu ka mbrojtur ligjëratën e tij se Perandoria Osmane ka sjell të mira në Kosovë.

Ka thënë se gjatë ligjëratës “si ta shtojmë bereqetin” ka potencuar se ardhja e Osmanlinjve në Ballkan, shqiptarët i bërë agallarë.

“Ashtu e shoh unë. Këtë na e ka bërë pas gjendjes qindravjeçare të okupimeve të mëhershme duke u nisur nga perandoria romake, para erës së re, më pas të bullgarëve, serbëve, bizantinëve, venedikasve.

Ai ka thënë se nuk ka pas për qëllim që të thotë se osmanlinjtë i kanë sjellë shqiptarët në Kosovë apo në viset tjera shqiptare.

“Ne shqiptarët jemi këtu autoktonë. Kjo është e pamohueshme”, ka thënë ai. Hoxha i akuzuar për vepër penale të dënueshme deri në 10 vjet burgim, ka thënë se në kumtesën që është bazuar shifra për përqindjen e shqiptarëve është 4 %, por për të treguar numrin e pakët të shqipfolësve, “i ka dal prej goje shifra 1 %.

Irfan

Hoxha ka sqaruar para prokurorit se me këtë ka dashur të tregojë se nuk duhet drejtuar gishtin dhe kërkuar faji tek të tjerët, por “të jemi të drejtë dhe të mos shpifim apo të mos i ndërrojmë të vërtetat historike”.

Sipas tij, shqiptarëve u është përmirësuar jeta me ardhjen e osmanëve në Ballkan.

“E gjithë kjo nuk do të thotë se e arsyetojmë sundimin e të huajve në tokë tonë, por për hir të së vërtetës, osmanlinjtë kanë qenë më të butë në aspektin kombëtar dhe fetar nga sundimtarët tjerë të cilët kanë qenë shumë më të egër. Të gjithë me një fjalë kanë qenë sundimtarë duke përfshirë edhe osmanlinjtë”, ka deklaruar hoxha.

Ai ka theksuar se si është interpretuar dhe si është kuptuar nga të tjerët nuk e di. Irfan Salihu ka thënë se ai dhe familja e tij pas shkrimeve në media dhe në rrjetet sociale se kinse ai ka nxitur urrejtje dhe  përçarje nuk qëndron aspak dhe kjo ka shkaktuar një shqetësim të madh në familjen e tij dhe në rrethin dhe njerëzit të cilët e njohin.

Hoxha ka thënë se është shqiptar, në vijën e nënës dhe të babait, dhe sipas tij ka qenë absurditet i madh nënçmimi apo të fyerja e identitetit të tij kombëtar.

“As që më shkon mendja të del me një ligjëratë të tillë, ta nënçmoj apo ta përçaj popullin e tim apo ndonjë përkatësi tjetër fetare dhe kombëtare”, ka thënë Salihu.

Imami ka thënë se nuk e ndien vetën fajtor sepse me asnjë veprim nuk e ndien se ka nxitur përçarje. Përkundrazi ka thënë se të gjitha ligjëratat e tij kanë përmbajtjen në drejtim të vëllazërimit, bashkimit, ndihmesës së njërit tjetrit, etj.