Dr.Falso – Simmons u bë kryetar i gjykatësve në EULEX me doktoraturë të blerë

Gjyqtari që po akuzon EULEX-in mashtroi me doktoraturë false

Avokati i dështuar në Britani që u bë gjyqtari më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, Malclom Simmons ka mashtuar për vite të tëra duke paraqitur doktoraturën nga një Universitet që është mbyllur për shkak se ka shitur diploma flase.

Gjyqtari që po akuzon EULEX-in mashtroi me doktoraturë false

Malcolm Simmons ish-kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it i cili dha dorëheqje javën që shkoi duke akuzuar BE-në për korrupsion në misionin e saj në Kosovë, ka mashtruar me vite të tëra me doktoraturën e tij nga një universitet që ka shitur diploma.

Insajderi ka kontaktuar me HEED, insitutucioni zyrtar i Arsimit të Lartë në Mbretërinë e Bashkuar për verfikimin e diplomave dhe të Universiteteve, dhe ata kanë konfirmuar se diplomat e “FairFax University” nuk vlejnë në sistemin e Britanisë si diploma të cilat mund të përdoren për ndonjë gradim në karrierë.

“Universiteti FairFax nuk është i akredituar si i tillë, e as diplomat nga ky Universite nuk janë të akredituara e as nuk mund të merren për bazë për ngritje në karrierë. Diplomat nga ky universitet janë ‘diploma mill’”, thuhet në përgjigjen e HEED për Insajderin.

‘Diploma mill” është diplomë që merret nga një universitet që shet diploma por pa e ndjekur në fakt unviersitetin. Ato paguhen me para dhe zakonisht merren brenda një kohe të shkurtër.

Insajderi ka pyetur edhe Zyrën e Jashtme të Britanisë, organi që ka emëruar Simmons si gjyqtarë në misionin e BE-së për ligj dhe rend, EULEX apo si gjyqtarë ndërkombëtarë në sistemin e drejtësisë në Bosnje, nëse Simmons ka prezantuar doktoraturën nga “FairFax University” por ata nuk kanë kthyer përgjigje. Kanë kërkuar kohë për përgigje, duke thënë se kjo i takon adminsitratës së kaluar, para BREXIT.

Përgjigje nuk ka kthyer as vet Malcolm Simmons të cilit i janë dërguar disa pyetje për të sqaruar faktin se përse e ka prezantuar gradën e doktoraturës në CV dhe në disa media gjatë kohës sa ka qenë gjyqtarë në Këshillin e Gjyqtarëve në Bosnje e Hercegovinë.

DR.FALSO – në Bosnjë dhe Kosovë

Malclom Simmons i dha fund karrierës së tij në sistemin e drejtësisë në Bosnjë e Hercegovinë duke ushtruar poste të rëndësishme si gjykatës në Gjykatat më të larta në këtë shtet, dhe po bëhej gati që të niste misionin e tij të ri: në Kosovë, si gjyqtar i EULEX-it.

Ishte viti 2008, dhe Simmons e kishte mbushur aplikacionin për tu emëruar në EULEX dhe në listën e shkollimit universitarë renditë dy universitete dhe një kolegj. Insajderi ka siguar këtë formë të aplikacionit me informacionet e Simmons.

Të parin e renditë “Fairfax University” UK. Kualifikimi: Ph.D apo doktoratur në drejtësi. Simmons shkruan edhe muajin gusht të vitit 1995 si vit kur ka nisur studimet për doktoraturë në këtë universitet ndërsa muajin qershor të vitit 1997 si vit kur ai merr titullin Dr.Simmons.

Të dytin e rendit “College of Law” UK. Titulli mungon por ai shpjegojn se mes periudhës 1989-1990 ka bërë “ekzaminimin final të ligjit të shoqërisë”, ndërsa Universitetin e Uellsit e liston të tretin duke treguar se aty ka kryer bachelorin e fakultetit juridik.

Simmons e kishte listuar Universitetin “Fairfax” dhe titullin e tij si doktor shkence edhe pse në atë kohë ishin mbushur 4  vite që kur ky universitet ishte mbyllur përfundimisht.

“FairFax Unviersity” ishte një universitet i paakredituar në distancë që jepte diploma të gradave të ndryshme që ishte themeluar në Luziana të SHBA-së në vitin 1986 dhe u ndërpre në vitin 2004.

Diplomat e këtij universiteti nuk pranohen as në Britaninë e Madhe e cila i ka shpallur gradimet akademike të “Fairfax University” si diploma që nuk kanë ndonjë vlefshmëri akademike në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Simmons e hoqi doktoraturën nga “Fairfax University” në vitin 2014

Insajderi ka pyetur në mënyrë specifike Simmons se përse në aplikacionin e vitit 2008 e kishte prezantuar doktoraturën në “Fairfax University” ndërsa e kishte hequr këtë gradë në aplikacionin e vitit 2014.

Simmons nuk ka kthyer përgjigje në asnjërën nga këto pyetje.

Insajderi ua sjellë të plotë dy aplikacionet e Simmons.  Ky është ai i vitit 2008 kur EULEX ishte në formim dhe Simmons paraqet Doktoraturen nga “Fairfax Unviersity”

Ndërsa ky është aplikacioni i vitit 2014, kur Simmons kishte tërhequr doktoraturë nga CV-ja.

Insajderi ka arritur të gjejë vendimin e emërimit të Simmons në ekipin e avokatëve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë që do të bënin reformimin e sistemit të drejtësisë në Bosnje, ku ai prezantohet me titullin Dr.


Diplomë nga  “Fairfax University” kishte edhe ish-ministri suedez  Sven Otto Littorin. Në vitin 2007 mediat e kishin gjetur se ai e kishte prezantuar si doktoraturë diplomën nga ky Universitet. Kjo kishte bërë që ai ta hiqte nga CV-ja diplomën që kishte marrë në “FairFax University”.

Edhe ish-ambasadori i Afrikës së Jugut në Washington DC, Mninwa Mahlangu, ishte detyruar që të heqë nga CV-ja diplomën “bachelor” që e kishte marrë nga “FairFax University”.

“FairFax University” tashmë ka një sajt i cili funksionon vetëm si arkivë.  Para se të mbyllet, ai funksiononte me zyrë administrative edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Aty scpefikohet se në vitin 2005, pasië është mbyllur krejtësisht universiteti është hapur një në Ishujt Kajman “Cayman Islands” si “Fairfax University Institute”.

Insajderi ka dërguar pyetje edhe në emailet zyrtare të “FairFax University” por emailet e tyre të prezantuara në ëeb faqen e saj nuk egzistojnë apo nuk janë valide.

E nga  “FairFax University Institute” nuk kanë pranuar të japin përgjigje nëse diplomat e mëhershme të këtij institucioni vlejnë në ndonjë vend.

“Ne nuk mund të flasim për diplomat nga ‘Fairfax University’ sepse ato nuk janë në kompetencën e ‘FairFax University Institute’. Për më shumë detaje mbi akreditimin e Universiteve në Britani qasujini HEDD”, ka thënë një zyrtare për media e “FairFax Unviersity Institute”.

Zyrtarisht “FairFax University Institute” nuk lëshon diploma por është më shumë një insititut që thuhet “se ka për qëllim ngritjen intelektuale të studentëve”.

Pavarësisht këtij skandali të doktoraturës nga një universitet që shet diploma, Malcolm Simmons nuk ka bërë asnjë ditë përvojë si gjykatës në Britaninë e Madhe.

Si u bë avokati i dështuar në Britani, gjykatësi kryesor në Kosovë

Simmons në Britani ka mundur të bëhet vetëm “solicitor” një term i drejtësisë në gjuhën angleze që në shqip ka kuptimin e bashkëpunuesit të avokatit me të drejtë mbrojtje. Ai ishte bërë edhe “barrister” një tjetër gradë në sistemin e drejtësisë në Britani të Madhe por nuk ka dëshmi që ai ka punuar si gjykatës, para se të emërohej si i tillë në Bosnje e Hercogovinë e më pas edhe në Kosovë.

Ai shërbeu nga viti 2001 deri në vitin 2003 si pjesë e Komisionit të Pavarur Gjyqësor, në Republikën Serbe të Bosnjes së Hercegovinës,  nën mbikqyrjen e gjykatëses norvegjeze Rakel Surlien që ishte kryetare e këtij Komisioni.

Përpos një interviste dhënë për gazetën “Law Gazzete” në vitin 2004 ku flet për sfidat e tij si “reformues i sisemit të drejtësisë në Bosnje”, ai nuk mbahet në mend për ndonjë punë të madhe. Madje mediat në Bosnje e kanë akuzuar këtë komision se nuk kanë bërë punë të mirë në reformat në sistemin e drejtësisë.

Në vitin 2003 ai zgjidhet Anëtarë Ndërkombëtarë në Këshillin e Lartë i Gjyqësor dhe Prokurorial në Bosnjë, teksa në vitin 2004-2008 ai zgjidhet si gjyqtarë ndërkombëtarë i krimit në Gjykatën e Bosnjes dhe Hercegovinës.

Përkundër mospasjes së një përvoje të më hershme si gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar, Simmons-i u quajt “gjyqtar ndërkombëtar” në dokumentin e emërimit të tij të nënshkruar me 5 Maj 2006 nga asokohe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schwarz-Schilling.

Dyshimet për biografinë e Gjyqtarit që akuzon për korrupsion në EULEX

Në vitin 2008 kur BE-ja solli në Kosovë, misionin e saj për ligj dhe drejtësi EULEX, Simmons ishte deleguar në EULEX-it prej Zyrës së Jashtme dhe Commonwealth-it (FCO) të Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 2014, Simmons ishte emëruar Kryetar i Gjyqtarëve në EULEX. Por ai u emërua edhe  gjyqtar kryesues i Gjykatës Supreme të Kosovës gjatë rastit të vitit 2015 për krime lufte, dhe nxori vendime për rastet penale në vitet 2013 dhe 2014 të cilat përfshinin kontrabandimin e paligjshëm të emigrantëve brenda dhe jashtë Kosovës.

Shumë vendime që i ka marrë Simmons në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë kanë prekur figura të rëndësishme të luftës në të dyja vendet por ata nuk kanë përfunduar të dënuar, pasi nivele të tjera të drejtësisë kanë vendosur të kundërtën. Në Bosnje ka gjykuar komandantin Hasan Čengić e në Kosovë Fatmir Limajn. Të dy këta ishin edhe minsitra në Qeveritë e vendeve të tyre, por për asnjërin nga ta, nuk ka arritur ta argumentojë dënimin me burg./Insajderi.com

Pa asnjë ditë përvoje në vendin e tij në gjykatës kryesor në Bosnje dhe Kosovë