Bisedat e përgjuara të grupit të Ukë Rugovës  

26.05.2016

Përgjimet telefonike dhe përgjimet e e-maileve të grupit të dyshuar të Ukë Rugovës shfaqin veprimtarinë e tyre të paligjshme të tregtisë me viza. Prokuroria pretendon se me këto prova do t’i çojë të akuzuarit në burg, mes të cilëve edhe ish-ministrin, Astrit Haraqija.

Bisedat e përgjuara të grupit të Ukë Rugovës   

Prokuroria po synon që me provat e siguruara gjatë hetimeve, Ukë Rugovën ta dërgojë në burg për shumë vjet. Dëshmitë kundër tij nuk janë të pakta.

Aplikacionet e gjetura në rezidencën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, korrespondojnë me të dhënat personale të 300 personave që janë nxjerr nga e-mailin i të akuzuarit tjetër, Visar Beqiri.

Përgjimet telefonike ndërkaq, janë prova tjera shtesë që sipas Prokurorisë konfirmojnë dyshimin e bazuar se 20 të akuzuarit kanë kryer vepra penale të lidhura me krimin e organizuar. Me anë të përgjimeve, Astrit Haraqija bëhet pjesë e grupit. 80 klientë dyshohet se siguroi ai.

Insajderi ka siguruar dosjen hetimore kundër 20 të akuzuarve, përfshirë përgjimet telefonike. Bazuar në këto prova, Prokuroria i ka bërë profil secilit prej të akuzuarve. Në krye të listës qëndron Ukë Rugova.

“Provat e paraqesin Ukë Rugovën si udhëheqës i grupit kriminal të organizuar që nga maji 2011”, thotë Prokuroria.

“Aplikacionet duke filluar nga kjo datë janë gjetur në vendbanimin e tij. Sasia e dokumenteve që lidhen me aplikacionet për viza italiane të gjetura gjatë bastisjes dhe në kompjuterët e tij ishte e madhe”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria thotë se qindra dokumente janë gjetur, duke përfshirë kopjet e pasaportave, fotografi me madhësi pasaporte, dokumente të sigurimit shëndetësor të udhëtimit, aplikacione për vizë italiane Schengen, letra me të cilat është kërkuar viza për individët dhe kontrata punësimi.

“Në letrat në të shumtën e rasteve ato kanë qenë të shkruara direkt për ambasadorin në Ambasadën Italiane në Prishtinë”, thotë Prokuroria.

Prokuroria i thekson provat e marra nga autoritetet italiane të cilat tregojnë se të paktën 614 aplikime për vizë lidhen me Ukë Rugovën.

“Nga letrat për kërkesë të vizës dhe letërgarancitë personale, emrat e të paktën edhe 397 personave mund të identifikohen për të cilët së paku ka pasur përgatitje për të aplikuar për viza të ndërmarrë nga Ukë Rugova”.

Prokuroria thotë se provat e mbledhura nga përgjimi i komunikimit ndërmjet Ukë Rugovës, Florjan Petanit dhe Izet Beqirit, theksojnë rolin e Rugovës në organizimin për vizat.

Provat e vëzhgimit gjithashtu paraqesin takimet e tij me këta individë në kohë kyçe, kur të shikohen në kontekstin e përgjimeve të tjera në këtë rast.

Bisedat telefonike relevante për rastin janë transkriptuar nga organi i akuzës. Ndër më të rëndësishmet, Prokuroria e thekson një bisedë të 17 dhjetor 2013 ndërmjet Ukë Rugovës dhe Izet Beqirit. Kjo bisedë flet për viza.

Biseda tjera ndërmjet Rugovës dhe Flrojan Petanit, shfaqin rolin organizativ të Ukë Rugovës. Petani aso kohe ishte zyrtar në Ambasadën Italiane. Më 30 dhjetor 2013, Rugova i shkruan sms Florjan Petanit: “Mirëmëngjesi Flori, si je mirë? A mund ta dërgoj Qefserin sot në ora 14 këtu tek zyra e jote? Në rregull? Kalo mirë dhe shumë faleminderit, Uka”.

Një bisedë tjetër e zhvilluar më 31 dhjetor 2013 ndërmjet Ukë Rugovës dhe Izet Beqirit konsiderohet provë e fortë.

Ukë Rugova: Hej, ku je shoku?

Izet Beqiri: Unë jam këtu shoku jem?

Ukë Rugova: Pasi dole ti, Kerla më shkroi, a e din?

Izet Beqiri: Çfarë të tha?

Ukë Rugova: Paj… e din, qashtu siç bon Kerla. Ashtu.

Izet Beqiri: Gjithçka në rregull, apo jo?

Ukë Rugova: Po, po. Ai tha vetëm tre persona.

Izet Beqiri: Vërtetë?

Ukë Rugova: Po, shpresojmë.

Izet Beqiri: Unë nuk e di pse. Nuk e kuptoj.

Ukë Rugova: Nga ushtrimi, ushtrimi Fadil.

Izet Beqiri: Nuk e kam të qartë nëse Kerla e ka pa atë?

Ukë Rugova: Po, po ai e ka taku atë. Po njeri imagjino se çfarë ka mund të ndodh atje. Hahaha.

Izet Beqiri: A tha diçka për neve ai? Diçka?

Ukë Rugova: Jo, njëri kurrgjë.

Izet Beqiri: Ai e ka luajt mirë lojën me neve, por sido qoftë mirë për të.

Ukë Rugova: Çka t’i të bësh. Ai që është i fortë mund të bëjë çfarë të doj. E din, për atë arsye thonë se për të fortin nuk është e rëndësishme.

Izet Beqiri: Vetëm të ha diçka dhe unë do të vij atje që të bëjmë plane sepse jam shumë i shqetësuar.

Prokurori thotë se me emrin Kerla, Ukë Rugova i referohet shoferit, Qefser Baholli, i cili pretendohet se kishte rol kyç në grup.

Pos përgjimeve, prokuroria kishte vëzhguar nga afër takimet e Ukë Rugovës dhe të tjerëve. Ato zhvilloheshin zakonisht në Gorenje, në dalje të Prishtinës.

Më 2 janar 2014, tri ditë para aksionit të bastisjes, ekipi i hetuesve kishte vëzhguar një takim në mes të Ukë Rugovës, Flrorjan Petanit dhe Izet Beqirit. Atë mbrëmje, pas takimit ndërmjet të dyshuarve, Izet Beqiri, kishte biseduar me një mashkull.

Izet Beqiri: Boll është … shaka … ndoshta është më mirë kështu.

Mashkulli: Po, dhe çfarë mendon. A po të gënjen ai apo…

Izet Beqiri: Nuk e di… çdo gjë ishte në rregull deri sot. Këtë mbrëmje çdo gjë ndryshoi.

Sipas Prokurorisë, konteksti i këtij debati lidhej me takimin e para disa orëve ndërmjet Ukë Rugovës, Izet Beqirit e Florjan Petanit.

Një mesazh tjetër i 3 janar 2014, dërguar nga Florjan Petani në numrin e Ukë Rugovës flet po ashtu për biznesin mes tyre.

Florjan Petani: Tung Ukë. Si dukët unë nuk do të jem në gjendje të kthehem herët, prandaj dërgoje vetëm Qefserin me dokument. Thuaj atij le ta lënë në sigurim. Posa të kthehem e marrë lart. Të fala, Flori.

Ukë Rugova: Ok, nuk ka problem.

Po atë ditë, Policia e kishte vëzhguar Qefser Bahollin në ora 13 e 03, teksa e kishte dorëzuar një zarf A3 në Ambasadën Italiane.

Gjysmë ore më vonë, Izet Beqiri bisedon me Ukë Rugovën nëpërmjet telefonit. Beqiri i thotë Rugovës së i ka dërguar një mesazh Flrojan Petanit të cilit i referohen si Bejtush, por nuk kishte marrë ende përgjigje.

Më 4 janar 2014 në ora 20 e 22, Florjan Petani i telefonin Izet Beqirit dhe i thotë se shoku i tyre donte të dinte për atë letër. Petani e informon Beqirin se ka dërguar letrën menjëherë pasi që e kishte pranuar dhe se i kishte mbetur të bisedonte me dike që i referohej si kryesori. Petani sqaron se “i madhi nuk kundërshtoi, por e pranoi si diçka të zakonshme”.

Fill pas kësaj thirrjeje në ora 20 e 37, Izet Beqiri flet me Ukë Rugovën të cilin e informon se Zeqa (emër i dyshuar për Florjanin) e ka thirrur. Ai i tregon Rugovës për përmbajtjen e bisedës.

Më 5 janar 2014, Ukë Rugova i telefonon Izet Beqirit për ta informuar se nuk kishte asgjë nga Zeqa.

“Nga përgjimet në këtë rast është e qartë se plani ndërmjet Ukë Rugovës dhe grupi dështoi”, pretendon prokuroria.

Më 8 janar 2014, Florjan Petani është përgjuar duke biseduar me një person të panjohur të cilin e informon se kishte printuar tri pasaporta atë ditë. Bashkëbiseduesi e uron Petanin për këtë sukses.

“Për mua nuk do të ketë kohë të vështirë, vetëm burg”, thotë Petani. Sipas Prokurorisë, kjo tregon se Petani ishte në dijeni për veprimet e tij të paligjshme.

Prokuroria ka përgjime të shumta për anëtarët tjerë të grupit.

Më 1 dhjetor 2013, në orën 17:24, Azad Beqiraj, bisedon me Edison Idrizaj.

Edison Idrizaj: Qysh është situata, a është në rregull?

Azad Beqiraj: Mirë, mirë, shumë mirë, por duhet të organizohemi, të organizohemi mirë.

Edison Idrizaj: Kur?

Azad Beqiraj: Po siç të thashë burrë, nga sot duhet të fillojmë sa të mundemi, ti e di qysh para pushimeve, sa të kemi, dy, tre, sa të duam.

Edison Idrizaj: Njëjtë sikur edhe ka qenë apo jo? Ajo gjëja, libreza me dy foto?

Azad Beqiraj: Po duhet t’i bëjmë, do t’i bëjmë.

Azad Beqiraj: T’i kemi ata, sa ma shumë që të mundemi, tani filloja dhe gjeji, bëje organizimin e atyre mashtruesve tu dhe mblidh gjithë çfarë kanë dhe shiko nëse mundesh mi bo 100 deri 200 apo edhe më shumë.

Edison Idrizaj: Mirë, por datat, mirë do të ishte rreth datës 10 apo 15.

Azad Beqiraj: Aha.

Edison Idrizaj: Rreth datës 10 apo 15.

Azad Beqiraj: Po, po.

Edison Idrizaj: U kry.

Azad Beqiraj: Thuaji për dy javë kështu që nuk të bëjnë presion.

Por atë ditë, në orën 22:46 është zhvilluar  një bisedë në mes të Fitim Beqirit dhe Visar Beqirit. Një pjesë e kësaj bisede ka të bëj me numrin e klientëve të cilët janë siguruar.

Fitim Beqiri: Sa copa?

Visar Beqiri: 30.

Fitim Beqiri: A po bën hajgare, a?

Visar Beqiri: Peja nja tetëdhjetë e diçka.

Fitim Beqiri: Shit.

Visar Beqiri: Po burrë, Ferizaji diku rreth 47 copë, ato tjerat këtu në Prishtinë janë afër 200.

Fitim Beqiri: Jo se po bën hajgare?

Visar Beqiri: Aahaha, kur ta lypish edhe e gjen, njerëzit janë duke punuar shoku, po e din ato që i kam lëshuar.

Fitim Beqiri: Ti the që veç i kemi diku rreth 200 apo jo?

Visar Beqiri: Kështu po m’duket.

Më 5 dhjetor 2013, në orën 18:44, Azad Beqiraj, bisedon me Edison Idrizajn.

Azad Beqiraj: Hej shoku, merri paratë nga ata tipat, një qind, dy qind, s’ka lidhje se sa janë, dhe mos i lejo ata të…

Edison Idrizaj: Kur do të jenë gati?

Azad Beqiraj: Me pesëmbëdhjetë, kismet ishalla, po atyre thuaji për tri javë. Ne i bëjmë më herët, por atyre thuaji kështu që mos të të bëjnë presion ma vonë.

Edison Idrizaj: Mirë, u kry.

Më 6 dhjetor 2013, në orën 14:36, Visar Beqiri, bisedon me një person femër (PF).

Visar Beqiri: Një qind, ai më tha ti bëj njëqind e pesëdhjetë copa.

PF: Për kur?

Visar Beqiri: Sa ma shpejt. Ndale se të thirri në viber.

Po të njëjtën ditë në orën 20:57 Azad Beqiraj dhe Edison Idrizaj bisedojnë për disa shkëmbime.

Azad Beqiri: Ata bastardë, tani të gjithë dinë gjithçka, ata thonë që ai shkon më datë 20 ai nuk shkon më datë 20 por më datë 23.

Edison Idrizaj: Po, po ai do të shkojë, ta garantojë këtë.

Azad Beqiri: Ai nanë q.., ai nuk feston, ai është, ai është i pafe.

Edison Idrizaj: Po, por kam frikë që ai mund të bëjë diçka.

Azad Beqiri: Jo njeri, nëse ashtu atëherë me q… nana, i humbi 5.000 euro, a nuk po kupton.

Po të njëjtën ditë në orën 17:24, Asad Beqiri bisedon përsëri me Edison Idrizaj.

Azad Beqiraj: Po pres të reja, shumë shpejtë do të bëhet mirë, a po bëhesh më i fortë apo jo?

Edison idrizaj: Po, po.

Azad Beziraj: Hej shiko për ata të fortit, sepse jam duke garuar me disa shumë të fortë…

Edison Idrizaj: Ata idiotët janë në këmbë të veta.

Azad Beziraj: Me të vërtetë, a janë duke pyetur.

Edison Idrizaj: Ata të gjithë janë duke mbledhur dhe po e bëjnë të madhe çështjen rreth Ferizajt dhe Rahovecit dhe…

Azad Beziraj: Me të vërtetë, a janë duke mbledhur.

Edison Idrizaj: Po, po.

Azad Beziraj: Me kend njeri, a ke marrë vesh?

Edison Idrizaj: Njëjtë si më parë, siç duket me njerëzit e njëjtë, çka po di unë.

Azad Beqiraj: A kanë përmendur ndonjë datë apo jo?

Edison idrizaj: Rreth datës 10 ose 15 me qenë gati kështu që më datë 20, 25 ose 26, është në rregull.

Azad Beqiraj: Mirë unë po e shkoj vetëm për këtë punë. Çka u bë me atë bastardin a ka shkuar ndokund?

Edison Idrizaj: Po, po.

Azad Beqiraj: A ka mbledhur apo jo?

Edison Idrizaj: Po, po i ka mbledhur, tek vendi ku i ka pasur, sepse siç po duket ai shkon për pushim rreth datës 20, për derisa këta këtu, ti njeri si në për filma, kjo është ajo që kam dëgjuar dhe kjo është ajo që po ta them, dhe kështu ai njeri ai po shkon në pushim më datë 20, ai njeri.

Azad Beqiraj: Po.

Edison Idrizaj: Dhe kështu që i kanë vetëm tri apo katër ditë në dispozicion. Më datë 12 dhjetor 2013, ora 13:27, ai derri është këndej pari deri më 27.

Edison Idrizaj: Atje po, por jo aty poshtë.

Azad Beqiraj: Qija familjen, ai është këtu deri më 27, dhe tani unë do të shkoj, të takohem edhe një herë, jo, jo, ai tha se duhet t’i tregojmë njerëzve se nuk ka asgjë derisa më datën tre, katër, ata nuk mund të shkojnë askund, le t’i marrin biletat për datën tre, katër dhe të vazhdojnë, tha ai.

Prokuroria pretendon se këto biseda tregojnë aktivitetet e grupit për krijimin e aplikacioneve dhe gjetjen e klientëve.

Më 9 dhjetor, në orën 19:31, Visar Beqiri, bisedon me një person mashkull (MP) për rregullimin e sigurimit.

PM: Unë do t’i them atij se nëse mundet me i përgatitë të gjitha ato do t’ia dërgoj sot dhe nëse mund t’i bëjë gati deri ditën e hënë.

Visar Beqiri: Çka nënkupton nëse mundet me i përgatitë ato deri ditën e hënë?

PM: Me shkuar atje dhe me i përgatitur.

Visar Beqiri: Ai mund të bëjë këtë menjëherë.

PM: Ai ka thënë për datën 15.

Visar Beqiri: Po.

MP: Dhe ato do të bëhen gati para datës 31.

Visar Beqiri: Thuaj atij që t’i përgatitë nesër menjëherë, vetëm thuaja datën e saktë.

Më 13 dhjetor 2013, në orën 15:28, Azad Beqiraj dhe Fitim Beqiri, bisedojnë rreth rregullimit të disa dokumenteve.

Fitim Beqiri: Pra ti po thu që kjo nuk duhet t’i jepet një shoferi të furgonit?

Azad Beqiraj: Jo, kurrqysh nuk duhet t’i jepet një shoferi të furgonave.

Fitim Beqiri: A mundesh t’i skanosh ndokund shoq? Skanoji dhe përcjelli përmes postës elektronike. Pyete dikën atje, a janë shumë letra?

Azad Beqiraj: Pesë.

Fitim Beqiri: Pesë letra a po?

Azad Beqiri: Po

Fitim Beqiri: Skanoji dhe përcjelli tek unë me anë të postës elektronike (e-mail). Unë do t’i dërgoj ato me e-mailat e tyre. Do të hapi emalin tani dhe menjëherë do të dërgoj emalin ty.

Azad Beqiraj: Tung.

Më 14 dhjetor 2013, Edison Idrizaj dhe Azad Beqiraj, bisedojnë për rregullimin e letrave për një firmë.

Edison Idrizaj: Këtu në Gjakovë, e ti?

Azad Beqiraj: Ende në Gjakovë? Mirë, unë jam në Prishtinë, por kam ardhur këtu dhe jam me këtë person për të rregulluar letrat e firmës, a po e dinë.

Edison Idirzaj: Po.

Azad Beqiraj: Ai po thotë me ia dhënë atij vetëm ato sendet me formë katrore dhe tha që mos të bëhemi merak për tjerat sende. A i ki ato sendet me formë katrore me veti në punë apo ku janë ato?

Edison Idrizaj: Po, po.

Më 24 dhjetor 2013, në orën 20:51, Azad Beqiraj dhe Edison Idrizaj flasin në lidhje me falsifikimin e dokumenteve.

Azad Beqiraj: A mundet ta bëjë ai vetë si origjinali me atë katrorin, sepse ngjyra e katrorit është ndryshe.

Edison Idrizaj: Nuk ka shanse është e kaluar.

Azad Beqiraj: Me ia dërguar atij vetëm një qëllimisht, sepse ai nënëq… i ka refuzuar këto sepse çka po mendon ti që ne jemi duke u përpjekur për të gjetur për një periudhë më të gjatë, jo vetëm për ashtu.

Edison Idrizaj: Pallavra…

Azad Beqiraj: Jo, jo, ai i ka bërë ato vetëm për atë tjetrin ne kemi ngecur, i kemi bërë keq.

Edison Idrizaj: Nuk ka shanse.

Azad Beqiraj: Jo nuk i kemi dërguar siç duhet kur i kemi dërguar çka dëshiron me këtë pa logo.

Më 25 dhjetor 2014, në orën 09:49, Azad Beqiraj dhe Edison Idrizaj diskutojnë lidhur me një librezë të qarkullimit të veturës dhe përfundojnë duke diskutuar falsifikimin dokumenteve të bankës.

Nga përmbajtja e bisedës sipas Prokurorisë, është e qartë që terminologjia e librezave të qarkullimit është përdorur si maskim për dokumente të bankës. Në bisedë gjithashtu i referohen dikujt që është aty për “t’i mbyllur sytë”. Prokuroria pretendon se bëhet fjalë për Florian Petanin.

Azad Beqiraj: Qysh je shoku im, a mundet ai shoku me sjellë vetëm librezën e qarkullimit?

Edison idrizaj: Të parën apo librezën e qarkullimit?

Azad Beqiraj: Librezën e qarkullimit me atë pjesën tjetër me konfirmim.

Edison Idrizaj: Nuk mund ta bëjë konfirmimin më mirë se ai personi.

Azad Beqiraj: Më mirë se personi ynë? E lidhur me librezën e qarkullimit?

Edison Idrizaj: Ai posedon vetëm llojin e vjetër të librezave të qarkullimit nuk e ka llojin e ri.

Azad Beqiraj: Ai nuk i ka modelin e ri?

Edison Idrizaj: Jo atij i është thënë që është problem ne dikur dërgonim konformimin në bankë dhe kërkonim nga palët që t’i merrnin vetë dhe bazuar në këtë ne përgatitnim këtë tjetrën.

Azad Beqiraj: Nuk e di, si do t’i ia bëjë, kemi ngecur.

Edison Idrizaj: Ka edhe të tjerë.

Azad Beqiraj: A mundet me marrë ai nga TEB?

Edison Idrizaj: NLB është më lehtë.

Azad Beqiraj: A mundet me e marrë prej aty?

Edison Idrizaj: E ai personi a mundet ta bëjë ai këtë?

Azad Beqiraj: Por ne nuk i besojmë atij e dëshirojmë këtë në mënyrë profesionale.

Edison Idrizaj: Me e përgatitur në mënyrë profesionale është problem, çka po kërkon ai nuk mund të bëhet.

Azad Beqiraj: Jo?

Edison Idrizaj: Hajde mos bon hajgare, ai personi aty ai është aty për me i mbyll sytë për këtë është ai aty dhe për këtë ai po i merr ato për me i mbyll sytë dhe për të shkuar.

Azad Beqiraj: Problemi është që është një person një bastard i vërtetë që po i pranon këto për këtë arsye.

Edizon Idrizaj: Jo nuk është asnjë bastard aty këto janë të gjitha përralla.

Azad Beqiraj: Është një person i cili ka punuar në një bankë shumë dhe ai dinë.

Edison Idrizaj: A po ai dinë ai është një nënq… i vërtetë.

Azad Beqiraj: Nga TEB është thjeshtë sa do të kërkoj ai për këtë?

Edison Idrizaj: Ai do ta bëjë nëse dëshiron ta bëjë.

Azad Beqiraj: A është ai dizajner?

Edison Idrizaj: Ai do të japë atë ty dhe ti përgatite si të dëshirosh kurrë nuk do të mundesh ta bësh saktësisht ashtu është problem.

Azad Beqiraj: Ok tung.

Më 25 dhjetor 2013, në orën 10:08, Visar Beqiri, bisedon me një mashkull të cilit i tregon për falsifikimin e kontratave të punës.

Visar Beqiri: Dajë, këtu është e shkruar KEK 2.2 dbd.

PM: Divizoni i burimeve Njerëzore 2 në Kosova B.

Visar Beqiri: Çka është kjo vulë?

PM: Është e kontratës së punësimit

Visar Beqiri: A je i sigurt?

PM: Po.

PM: Dajë ajo ka 1 dhe kjo ka 2. Unë mund të bëjë numrin 2 sikur numrin 1.

Visar Beqiri: Bëje 1 atëherë, vetëm a është e njëjtë.

  1. Është e njëjtë.

Më 26 dhjetor 2013, në orën 10:54, Visar Beqiri, flet me telefon me një person dhe aranzhon kryerjen e sigurimit.

Visar Beqiri: Alo?

M/FM: E përfundova punën time me çmim 12 euro për tridhjetë ditë brenda gjashtë muajve.

Visar Beqiri: Do të thërrasë për pakëz kohë.

M/FP: Kam pasur luftë me ta për t’i larguar ata për ta bërë dymbëdhjetë euro për ty, sepse i thashë që ai njeri do të bëjë shumë, sepse kompanitë tjera e kanë nga pesëmbëdhjetë euro.

Më 29 dhjetor 2013, në orën 21:28, Visar Beqiri dhe Hamza Beqiri, bisedojnë për ndarje të fitimeve.

Hamza Beqiri: Hej, legjendë, a janë gati?

Visar Beqiri: Gati, gati.

Hamza Beqiri: A marr edhe unë pjesë në fitim?

Visar Beqiri: Po, po.

Hamza Beqiri: Veç lajme të mira ishalla dëgjoj prej teje.

Më 29 dhjetor 2013, në orën 22:13, Fitimi Beqiri bisedon me një femër të cilës i sugjeron falsifikimin e dokumenteve të punësimit.

Azad Beqiri: Dëgjo, i duhet që ta përgatisë listën me emra për kënd duhet të… apo jo.

PM: Qysh të dush, kjo nuk kishte me qenë keq.

Azad Beqiraj: Merre vulën me veti, sepse ditën e hënë ai personi do ta japë.

PM: Aha.

Azad Beqiraj: Do ta vendosësh vulën aty, me atë firmën.

PM: Nuk ka asnjë problem, asnjë problem fare.

Azad Beqiraj: A mund të bëhet në këtë mënyrë.

PM: Mundet, por ke kujdes, emri, mbiemri dhe numri i pasaportës.

Azad Beqiraj: Edhe numri i pasaportës.

PM: Asgjë më tepër. Tung.

Biseda të ngjashme ka shumë. Ato tregojnë për falsifikimin e dokumenteve. Mes kontratave të falsifikuara janë edhe të kompanisë Elkos.

Më 6 janar 2014, në orën 20:19, Azad Beqirajt dhe Ediosn Idrizajt thonë se nuk mund të vazhdojnë më shumë me këto mashtrime.

Azad Beqiraj: Sapo më thirrën.

Edison Idrizaj: Po

Azad Beqiraj: Asgjë.

Edison Idrizaj: Jo hehe.

Azad Beqiraj: Sepse tani është edhe më rrezik.

Edison Idrizaj: E pat puna!

Azad Beqiraj: Tani as nuk mund ta kryejmë punën. Është shumë rrezik.

Më 8 janar 2014, Visar Beqiri diskuton me një person mashkull (PM) lidhur me të gjitha pasaportat që i ka në banesën e tij.

Visar Beqiri: Jo, Unë i kam të gjitha pasaportat. Ne do ta dërgojmë atë

PM: A i ke të gjitha pasaportat?

Visar Beqiri: Vëlla, si u bë? Ata mund të i mbajnë pasaportat tek Ambasada.

PM: Vëlla, unë do të shkatërrohem për këto para, a e kupton?

Visar Beqiri: Ti nuk do të shkatërrohesh vëlla.

PN: A i ke pasaportat e këtyre emrave?

Visar Beqiri: Pasaportat janë në banesë por nuk e di se sa janë atje. Unë do të vij tash që të marr dhe ti do ta shohësh, por si me i marrë të gjithë ata? A duhet me i marrë të gjitha dhe me i dërguar atje?

Më 8 janar 2014, , Visar Beqiri dhe Fitim Beqiri, bisedojnë për disa mashtrime.

Visar Beqiri: O, zot çfarë na ka bërë ai.

Fitim Beqiri: Ai na i ka fut,; na turpëroi në sytë e njerëzve.

Visar Beqiri: Ai ma ka fut keq.

Fitim Beqiri: Po, neve. Ai na i ka fut në të gjitha mënyrat, vëlla!

Visar Beqiri: Ai nuk është dashur që të na e bëjë këtë. Unë nuk do të jem në gjendje të përmirësohem katër a pesë muaj.

Fitim Beqiri: Nuk është dashur që t’i besojmë. Nga fillimi, ai ka dashur që ne të bëjmë atë falas.

Më 13 janar 2014, Fitim Beqiri dhe vëllai i tij Visar Beqiri, diskutojnë për humbjet.

Fitim Beqiri: Si ma kanë futur vëlla, unë i humba 5500 euro. I pata 3000 euro, a e din se unë i humba 2200 euro më shumë. Unë jam në borxh. Unë as nuk e di se ku janë paratë. Unë i thashë Visarit 1500 janë te Genti. I thashë, plus ai i mori 7000 nga disa të tjerë. Ai humbi.

Visar Beqiri: Ndoshta unë i thashë Izi-t që trupi im është plot me shkëndija.

Fitim Beqiri: Shkëndija, po shkëndija.

Visar Beqiri: Trupi im është plot me shkëndija, unë nuk kam kurrfarë zgjidhje ata do të qeshin me mua.

Fitim Beqiri: Po ata më thanë se aty nuk ka garanci, si bëhet që nuk ka garanci, një milion për qind ai po i bënte gjërat, ti duhet ta dish se ne humbëm.

Visar Beqiri: Njëri unë e rregullova punën për të. Unë i rregullova 200 copë, po e saktë./Insajderi.com

Roli i Astrit Haraqisë

Prokuroria pretendon se Astrit Haraqia ka pasur rol kyç në grupin e Ukë Rugovës. Në aktakuzë sqarohet se dëshmitarë të shumtë kanë dhënë prova se Haraqija ishte duke rregulluar viza italiane Schengen për ta.

Këta dëshmitarë, sipas Prokurorisë flasin lidhur me aplikacionet për viza italiane të korrikut 2012 të gjetura në shtëpinë e Ukë Rugovës.

“Ekziston edhe një bisedë e përgjuar nga data 20 qershor 2015, në të cilën Astrit Haraqija thotë se ka pasur 80 nga Gjakova. Kur shihet në kontekstin e bisedës mund të thuhet se ai u përpoq për të rregulluar vizat për këtë numër”, thotë Prokuroria.