Autostrada e kërcënimeve, votave dhe loja me 250 milionë euro

Tenderi për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë është rikthyer në rivlerësim. Por deri në këtë pikë, kjo autostradë u bë temë e fushatave elektorale dhe kërcënimeve për mos anulim. Mbi të gjitha për këtë autostradë janë në lojë afro 250 milionë euro

Kishte qenë 12 qershori i këtij viti, një ditë pasi kosovarët votuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, kur ishte shpallur tenderi për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Një muaj më vonë, me 24 korrik, u hapën ofertat. Kishin konkurruar 27 kompani dhe konsorciume të ndryshme.  Fituesit u shpallën me 14 shtator dhe tenderi ishte ndarë në 8 Lote. Vetëm njëri nga këto llote ishte fituar nga një kompani e vetme, “Sallahu”.

Kjo kompani është edhe sinonim i zhurmës që kulmoi para 10 dite për këtë autostradë.

Pronari i kësaj kompanie, Naim Sallahu, kërcënoi dhe kanosi shefin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Blerim Dina, për cka edhe u arrestua dhe po mbahet në paraburgim për 30 ditë.

Sallahu, sipas Dinës, donte që të mos anulohej tenderi për këtë autostradë, e në mënyrë më specifike, Loti V të cilinë e kishte fituar kompania “Sallahu”. Ishin në pyetje 21 milionë euro.

Por krejt tenderi me 8 lote parashihet ta ketë një kosto prej rreth 250 milionë eurove.

Vendimi-PR-Gjl-autoudha_1

Për pjesën e parë të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë në gjatësi prej 22 kilometrash, Qeveria planifikon t’i harxhojë mjetet e ndara nga buxheti i shtetit. Ndërsa, për pjesën e dytë të ndërtimit të Autostradës prej 30 kilometrash, Ministria e Infrastrukturës, do të marrë kredi nga BERZH- i dhe Banka për Investime Evropiane, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për ndihmë.

Ngjarjet që quan në arrestimin e kushëririt të Sami Lushtakut për kërcënim ndaj shefit të OSHP-së

Posted by Insajderi on Wednesday, 18 October 2017

E përderisa shefi i OSHP-së, Blerim Dina ka përfituar vetëm stres dhe kërcënime për këtë projekt, ishin politikanët ata që kanë përfituar shumë nga ky projekt. Edhe gjatë fushatës për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Parlamentin e Kosovës që zgjodhi Qeverinë Haradinaj që u mbajtën gjatë kohës kur po përgatitej të shpallej tenderi por edhe gjatë fushatës për Zgjedhjet Lokale që u mbajtën në kohën kur tenderi tashmë ishte dhënë.

Video Ekskluzive nga kamerat e sigurisë: Frikësimi i shefit të OSHP-sëhttp://www.insajderi.com/hulumtime/gjashte-oret-e-tmerrit-per-shefin-e-oshp-se-frikesimi-sami-lushtaku-dhe-tenderet-milionesh/

Posted by Insajderi on Tuesday, 17 October 2017

Teksa gjatë Zgjedhjeve Parlamentare, politikanët që ishin pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa përdorën për të treguar si sukses të tyre ndërtimin e kësaj autostrade, gjatë Zgjedhjeve Lokale, autostrada u përdor sidomos në garën për Gjilan.

Por për dallim nga fushata e Qershorit në fushatën e Tetorit ky projekt u përdorë edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj kur me 14 tetor shkoi të bënte fushatë për kandidatin e AAK-së, Rexhep Kadriu.

“Kur e takova pronarin Bechtelit i thash i kryem auto-rrugët tash po e dua këtë, dua ta bëjë një park industrial për bizneset e Amerikës në këtë trevë, pikërisht në Anamoravë dhe po dua krejt infrastrukturën si në Amerikë e bëjmë, flamurin e ngritim të juajin, ju sillni kompanitë e juaja”, kishte deklaroi Haradinaj.

Këtë projekt e kishte përdorur edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është edhe nënkryetar i LDK-së, parti kjo që kishte drejtuar Qeverinë gjatë kohës kur është shpallur tenderi dhe fituesit e saj.

Tetë ditë para vizitës së Haradinajt në Gjilan, Haziri kishte shkuar të bëjë fushatë në fshatin Livoçin e Ulët.

“Një pjesë nga ana e qeverisë, për të cilat unë do të jem gardian i mbrojtjes së këtyre mjeteve dhe një pjesë nga partnerët tanë nga Europa dhe Amerika”, kishte thënë Haziri, duke kërkuar që të përkrahet lista e LDK-së.

Por duket se kjo autostradë do të vazhdojë të përdoret ende për mbledhje votash. Gjilani ka shkuar në balotazh dhe Haziri do garojë kundër kandidatit të VV-së, Sami Kurteshi. Kandidati i AAK-së doli i katërti.

E ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i tha Insajderit, se nuk do të lejojë që ky projekt të ndikohet nga politika.

“Jam zotuar se ky projekt nuk do të prolongohet nga asgjë politike dhe ashtu do të jetë”, ka thënë Lekaj.

Kësisoj, loja për 250 milionë euro do të vazhdojë ende pasi Ministria e Infrastrukturës pritet ta rivlerësojë gjithë tenderin dhe kompanitë duhet të presin që të kuptojnë se kush do ta ndërtojë këtë autostradë. /Insajderi.com