Shumë kosovarë i cilësojnë ngacmim seksual fjalët: zemër, syn apo llokum

Shumë kosovarë i cilësojnë ngacmim seksual fjalët: zemër, syn apo llokum

Një hulumtim i kryer nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë të ditur se kosovarët kanë perceptime të ndryshme rreth ngacmimit seksual.

Sipas këtij hulumtimi të publikuar këtë javë, “fare pak persona e konsiderojnë postimin e fotografive në internet pa lejen e personit (15.6%) apo favorizmin në këmbim të përfitimeve seksuale (16.8%) (p.sh. marrja e notave më të mira në arsim, ngritje në detyrë, apo rritje page) si forma të ngacmimit seksual”.

Por gati gjysma e të anketuarëve e shohin si ngacmim seksual të tjera verpime sikurse emërtimet e ndryshme.

“Rreth një e treta e respondentëve i konsiderojnë aktet e mëposhtme si forma të ngacmimit seksual: mbështetjen për trupin e personit pa lejen e tij/saj; shikimet dhe gjestet seksuale pa dëshirën e personit; dërgimin e letrave, thirrjet telefonike pa dashjen e personit; presion për të dalë së bashku (për kafe, drekë, darkë); pyetjet, vërejtjet, apo shakatë seksuale pa dashjen e personit; referimin e personave me fjalë si: zemër, syn, llokum”, thuhet në raportin  e publikuar nga RrjGK-ja.

syn

Sipas këtij hulumtimi, më pak sesa gjysma e kosovarëve mendojnë se favorizmi në këmbim të përfitimeve seksuale (49%); prekja, pickimi apo shtyrja (49%); apo fishkëllimi i njerëzve në rrugë (43.8%) janë forma të ngacmimit seksual.

Vepra të tjera që respondentët individualë në këtë anketim i identifikojnë si forma të ngacmimit seksual përfshijnë: “kur dikush të bën të bësh diçka pa miratimin tënd”, “akt provokativ në drejtim të një personi tjetër”, “dhe mosrespektimi i vajzave/grave nga meshkujt/burrat”.

Të tjerë sipas këtij hulumtimi kanë thëën se ngacmimi seksual është “imoral” ose “diçka e keqe”. Të paktë ishin respondentët që e interpretonin ngacmimin seksual si në fjali të llojit “kur bashkëshorti dëshiron të bëjë seks, por unë nuk dua”, apo “kur babai ngacmon vajzën e vet”.

RrGGK-ja ka gjetur se respondentët e moshës 56-64 vjeçare kanë më shumë të ngjarë t’i konsiderojnë këto akte si forma të ngacmimit seksual: dërgimi i letrave apo bërja e thirrjeve telefonike pa dashjen e personit; bërja e pyetjeve apo shakave seksuale pa dashjen e personit; fishkëllimat në rrugë; dhe postimin e fotove pa dashjen e personit.

pune

Personat mbi 56 vjeç kanë më shumë të ngjarë sesa grupmoshat e tjera që ta konsiderojnë presionin për të dalë së bashku (p.sh. për kafe, drekë apo darkë) dhe referimin e personave me fjalë si loqkë, zemër, syn, llokum, si ngacmim seksual. 70 Pra, me një fjalë, personat më të mëdhenj në moshë kanë më shumë të ngjarë sesa personat më të rinj që të identifikojnë më shumë forma të ngacmimit si të tilla.

Kosovarët sipas këtij hulumtimi, kanë prirjen të pranojnë se “një mësimdhënës/e që i kërkon nxënësit/ses të shkojë natën vonë në zyrë, i vetëm/e vetme, për të marrë notën” është një formë e ngacmimit seksual (85.7%), edhe pse një përqindje pak më e madhe e grave (88.9%) e konsiderojnë këtë si ngacmim seksual sesa ajo e burrave (82.5%).

Ndërsa pak më shumë gra (83%) sesa burra (75.1%) e konsiderojnë bërjen e komenteve për personat në rrugë apo postimin e fotove seksuale të një personi tjetër në internet si forma të ngacmimit seksual (85.9% gra dhe 79.8% burra).