HTC U11 krijon shpresa për rikthimin tek lavdia e dikurshme

HTC U11 krijon shpresa për rikthimin tek lavdia e dikurshme

Ai tha se kompania ka shitur më shum HTC U11 sesa HTC 10 dhe One M9 për të njëjtën periudhë kohore.

Biznesi i telefonëve inteligjentë të HTC ka qenë në hije vitet e fundit dhe marka HTC duket se nuk peshon aq sa ajo e Samsung apo Apple pavarësisht se është kompania e cila ka prodhuar Google Pixel dhe Pixel XL.

Por sipas një raporti të fundit, HTC është duke performuar më mirë sesa pritej. Presidenti i HTC, Chia-Lin Chang konfirmoi raportin e Focus Taiëan se HTC U11 po performon më mirë sesa HTC 10 dhe HTC One M9.

Ai tha se kompania ka shitur më shum HTC U11 sesa HTC 10 dhe One M9 për të njëjtën periudhë kohore. Ky padyshim është një lajm i mirë për kompaninë dhe krijon shpresa për rikthimin tek lavdia e mëparshme.

Shumica e telefonëve më të mirë të HTC ka marrë kritika, por U11 ka shansin që të bëjë diferencën. Të ardhurat e kompanisë kanë rënë në pikën më të ulët që prej 11 vitesh.

HTC U11 doli në shitje në Azi në Maj dhe në ditët e para të Qershorit për pjesën tjetër të botës. Ofron procesorin më të mirë të Qualcomm, Snapdragon 835 dhe 4 ose 6GB RAM shoqëruar nga 64 dhe 128GB memorje të brendshme.

Kamera e pasme ka sensor 12 megapiksel me hapje f/1.7 ndërsa frontalja 16 megapiksel. /PCËorld Albanian