Hsitoria e miliarderit që shkaktoi luftëra civile

28.07.2016 17:32
Hsitoria e miliarderit që shkaktoi luftëra civile

Një miliarder armësh ka nxitur luftërat civile në Afrikë me qëllim shitjen e paligjshme të kallashnikovëve Ak-47, raketave dhe tankeve.

Ai jetonte në komoditet në ishullin e famshëm në Ibiza të Spanjës, ndërsa kërcënonte të gjithë punonjësit.

“Unë do t’ju fus në kavanoza qelqi”, ishte termi që përdorte biznesmeni i fuqishëm, kur kërcënonte të punësuarit.

Pierre Konrad Dadak dyshohet se është përfshirë në dërgesat e shumta të paligjshme të armëve për fraksionet në Sudanin Jugor, ku të paktën 10 mijë persona civilë kanë gjetur vdekjen nga viti 2013 e deri më tani për shkak të luftës civile.

Hetuesit kanë gjetur një email ku zt. Dadak, ka ofruar 200.000 kallashnikovë për t’i kontrabanduar në drejtim të Afrikës Lindore.

Biznesmeni tani është në paraburgim dhe i dyshuar për trafik armësh. Europol në një deklaratë thotë se disa anëtarë të rrjetit në fjalë janë arrestuar.

Dadak u arrestua mëngjesin e datës 14 korrik të këtij viti, ndërsa të dhëna të reja dalin në dritë nga mediat ndërkombëtare.

Gjatë bastisjes së policisë, biznesmeni thuhet se ka kaluar 30 minuta i fshehur në një dhomë të shtëpisë pasi e kishte kapur paniku.

Me sa duket, 10 mijë të vrarë në Sudan dhe të tjerë gjetkë nuk përbënin fare problem për të.

Ishulli i Ibizas është i famshëm dhe vizitohet çdo vit nga 700 mijë britanikë dhe jo vetëm./OraNews