HP do blejë një nga bizneset e Samsung

13.09.2016 16:01

Gjiganti i kompjuterëve HP ka ranë dakord për të blerë biznesin e printimit të Samsung për shifrën totale 1.05 miliardë dollarë.

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Si pjesë e marrëveshjes, Samsung do të blejë asete nga 100-200 milionë dollarë pas arritjes së kontratës, kanë bërë të ditur kompanitë.

HP do të marrë më tepër se 6.500 patenta nga Samsung, çka do ta specializojë në kapacitetet për printerat e mëdhenj në zyrat e bizneseve. HP aktualisht varet në teknologjinë kyçe të lazerit nga konkurrenti i tij Canon në disa modele printeri.

Shkrirja sugjeron se HP po fokusohet në inovacionin e printimit, duke u shtrirë dhe përfshirë teknologjinë e printimit me laser.