Hoxhaj zbulon se përveç Habermasit lexon edhe art

09.08.2017 11:39
Hoxhaj zbulon se përveç Habermasit lexon edhe art

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj, në takimin konsultativ me partitë politike, gjatë një fjalimi të tij, ka arsyetuar kërkesën dy orëshe që ka kërkuar në seancën e 3 gushtit.

Ai ka thënë se “Dy orë pauzë nuk janë kërkesë e madhe dhe realisht ne vazhdojmë të jemi në atë pauze dy orëshe, të cilën ju nuk e  keni dhënë”, i ka thënë Hoxhaj, kryesuesit të seancës Adem Mikullovci.

Hoxhaj po ashtu i ka thënë Mikullovcit se krejt kjo çka ka vepruar Adem Mikullovci i duket si art.

“Shumë e kam përshtypjen se ju vini prej artit ku edhe unë lexoj kapak art duke cituar një thinje se goja flet diçka tjetër e veshi dëgjon diçka tjetër, kur merr vendime”, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.com