Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka quajtur joserioze deklaratat e partive opozitare lidhur me zgjedhjet e reja.
Hoxhaj ka thënë se Vetëvendosje nuk mund të vendos për zgjedhjet e parakohshme.
“Ajo mund të jetë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëvendosje nuk mund të vendos për zgjedhjet e reja”, ka thënë Hoxhaj për T7, i cili është shprehur se është më shumë i interesuar të dijë lidhur me qëndrimet e Vetëvendosjes për tema të mëdha, si: ushtria, dialogu dhe reforma zgjedhore.
Ai po ashtu ka thënë se presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ia jep të drejtën Kushtetuta e Kosovës që ta përfaqësojë Kosovën në dialog me palën serbe.