Hoxhaj presion direkt homologut të tij francez për lirimin e Haradinajt

Hoxhaj presion direkt homologut të tij francez për lirimin e Haradinajt

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault lidhur me rasatin e ndalimit të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit te AAK-së, Ramush Haradinaj dje nga policia franceze, njofton zyra për media e kësaj ministrie.

“Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologunt tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn” ka thënë Hoxhaj.

Sipas kësaj komunikate, ministri Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet  e Serbisë janë të papranueshme dhe jo valide për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj citohet të ketë thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht./Insajderi.com