Hoxhaj premton tri njohje të reja për Kosovën

Hoxhaj premton tri njohje të reja për Kosovën

Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka premtuar se brenda këtij viti pavarësia e Kosovës do të njihet nga tri shtete.

Konfirmimin për këtë ministri i Punëve të Jashtme, Hoxhaj e ka marrë gjatë takimeve që ka zhvilluar në New-York ku ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me ç’rast ka realizuar më shumë se 70 takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

“Mund t’ju them se deri në fund të këtij viti do të jenë tri vende që do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe disa këto vende do të kenë peshë të veçantë me njohjet që do t’i shpallim javëve apo muajve në vijim”, ka thënë ministri Hoxhaj në një konferencë për medie.

Hoxhaj ka theksuar se arseja e dytë për pjesëmarrjen në punimet e asamblesë ka qenë zyrtarizimi i raporteve ndërshtetërore me disa nga shtetet që tashmë e kanë njohur Kosovën, me qëllim të avancimit të raporteve bilaterale. /Insajderi.com