Hoxhaj: Nuk duhet ta lëshojmë seancën pa e votuar Demarkacionin

Hoxhaj: Nuk duhet ta lëshojmë seancën pa e votuar Demarkacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se sot deputetët e Kosovës nuk duhet ta lëshojnë Kuvendin pa e votuar marrëveshjen e Demarkacionit.

“Kjo është vota më e rëndësishme për dhjetë vitet e ardhshme në lidhjet që kemi ne me Bashkimin Evropian – s’ka proces më të rëndësishëm sesa liberalizimi i vizave”, ka thënë Hoxhaj në Kuvend.

“Nëse deputetët do ta votojnë këtë marrëveshje – do ta shndërrojnë këtë seancë në një pikë kthese për Kosovën”.

Hoxhaj ka thënë se nëse duhet të rishikohet çështja e Çakorrit dhe Kullës edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë pro rishikimit të vijës kufitare.