Hoxhaj ngushëllon Turqinë për sulmin e mbrëmshëm

Hoxhaj ngushëllon Turqinë për sulmin e mbrëmshëm

Enver Hoxhaj, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Gazientep të Turqisë duke e cilësuar si “akt terrorist”.

“Jam thellësisht i tronditur dhe e dënoj sulmin e mbrëmshëm terrorist në Gaziantep të Turqisë. Shpreh ngushëllimet e mia dhe qeverisë së Kosovës për jetrat e humbura, të lënduarit dhe familjet e tyre. Kosova dhe populli i saj janë përkrah Turqisë dhe solidarizohen në këto momente të vështira”, ka shkruar ministri i Jashtëm, Hoxhaj.

Në sulmin që ka ndodh mbrëmë kanë mbetur 50 të vdekur si dhe rreth 94 të lënduar.