Hoxhaj i kërkon BE-së që të bëjë më shumë presion mbi Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Bruksel edhe Komisionierin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn me të cilin ka diskutuar për raportet Kosovë-BE, liberalizimin e vizave dhe veçmas zbatimin e MSA-së pas hyrjes në fuqi të saj

Hoxhaj i kërkon BE-së që të bëjë më shumë presion mbi Serbinë

Në këto takime të ndara, Hoxhaj bën me dije se ka diskutuar për të ardhmen e Kosovës në BE dhe ka konfirmuar se në muajin tetor do të mbahet takimi i parë me Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit me Bashkimin Europian.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se shpreh nevojën për presion ndaj Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e arritura.

“Në takimet e ndara, kam diskutuar për shumë tema të rëndësishme veçmas dy çështje jetike, e para për të ardhmen tonë në BE dhe jam i lumtur të konfirmoj se në muajin tetor do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Stabilizim Asocimit me BE-në. Së dyti, nevojën për më shumë presion nga Brukseli ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.com