Hoxhaj: KE ka rekomanduar përkrahje pozitive për vizat

Hoxhaj: KE ka rekomanduar përkrahje pozitive për vizat

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Komisioni Evropian ka rekomanduar përkrahje pozitive për vizat, duke shtuar se Demarkacioni me Malin e Zi është kusht i vetëm.

Këto komente Hoxhaj i beri në takimin e tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim të Bashkim Europian dhe Kosovës, shkruan Zeri.

“Komisioni Evropian ka rekomanduar përkrahje pozitive për viza dhe jemi të vetëdijshëm që Demarkacioni është kushti i vetëm dhe i fundit për liberalizimin e vizave. Po punojmë që të arrijmë një konsensus në mes të gjitha subjekteve politike”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka kërkuar nga Lista Serbe që mos ti shërbejnë Beogradit por të ndihmojnë dhe të përkrahin komitetin serb që jeton në Kosovë, duke shtuar se mbeten të përkushtuar për çdo komitet që jeton në Kosovë.