Hoxhaj: Jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon

Hoxhaj: Jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë të shtunën se partia e tij gëzon mbështetjen më të madhe në Kosovë.

Për më tepër, sipas tij, PDK është partia më e organizuar shqiptare në rajon.

“Ndoshta po e them para kohe që nëse ka zgjedhje të parakohshme, por të jeni të bindur se do të fitojmë bindshëm kurdo që mbahen ato”, ka thënë ai.

“Ne vazhdojmë të mbesim partia më e madhe politike në vend, me shtrirje nacionale dhe me mbështetjen më të madhe elektorale. Ne e kemi ruajtur unitetin e partisë, dhe aktualisht jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon”, ka shtuar ai.

Këto komente Hoxhaj i ka bërë gjatë konventës së PDK-së që po vazhdon ende mbahet./Insadjeri.com