Hoxhaj falënderon Sekretarin Tillerson për mbështetjen amerikane

Hoxhaj falënderon Sekretarin Tillerson për mbështetjen amerikane

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se ka falëndëruar sekretarin Tillerson për “mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën” që sipas Hoxhajt |është jetikë për shtetin tonë të ri.”

Hoxhaj ka njoftuar të martën se gjatë vizitës së tij do të ketë takime edhe në Kongresin amerikan./Insajderi.com