Hoxhaj e Demolli koordinohen për takimin me NATO-n

Hoxhaj e Demolli koordinohen për takimin me NATO-n

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka takuar ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli për të koordinuar hapat e ardhshëm në konsolidimin e një qëndrimi të përbashkët të Kosovës në raport me NATO-në.

Ky takim u zhvillua dy ditë para vizitës së Hoxhajt në NATO, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për rritjen dhe rolin e ri të  FSK-së sa i përket misionit të saj dhe fushëveprimtarisë.

Hoxhaj pritet të takohet me Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, ambasadorin Alexander Varshboë dhe disa figura të tjera politike e ushtarake të rëndësishme.

“Hoxhaj do të shtroj dhe insistoj në takime me zyrtarët e lartë të NATO-së nevojën e formalizimit të marrdhënieve kontraktuale me Aleancën Veriatlantike para Samitit të radhës që mbahet në Dhjetor ku pritet që Kosova të shënoj një hap të ri raporteve”, njofton MPJ përmes komunikatës për media.