Hoxhaj: Dialogu s’ka kuptim nëse nuk përfundon me njohjen e Kosovës

Dialogu me Serbinë duhet të afatizohet dhe të përfundojë me njohje të dyanshme, reciproke, ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj: Dialogu s’ka kuptim nëse nuk përfundon me njohjen e Kosovës

Hoxhaj, po ashtu ka theksuar se pa u arritur marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës dhe pa u zbatuar marrëveshja e sektorit të energjisë, nuk do të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë intervistë, Hoxhaj rithekson se ratifikimi i Demarkacionit mbetet kushti i vetëm dhe i patejkalueshëm për liberalizimin e vizave.

Ai ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nëse ky dialog nuk përfundon me njohje reciproke, atëherë nuk ka kuptim.

“Natyrisht që dialogu i cili nuk e ka si qëllim njohjen, për neve si dialog është i pakuptimtë dhe i pa qëllimtë. Ne e kemi bërë të qartë që nga fillimi se ky dialog është normalizimin e marrëdhënieve, por normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë, do të ndodhë atëherë kur të dyja shtetet do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe do ta njohin në mënyrë të dyanshme njëra tjetrën. Këto janë parametrat e qartë të cilat ne i kemi në një proces të tillë dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen”, ka thënë ndër tjera ministri Hoxhaj./Rel/