Hoxha vazhdon takimet me institucionet e drejtësisë

27.07.2016 10:25
Hoxha vazhdon takimet me institucionet e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, disa ditë pas marrjes së mandati, ka nisur t’i takojë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Ajo sot e pret në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin.

Kurse dje  ajo është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit në sistemin e drejtësisë./Insajderi.com