“Fëmijët më mirë t`i ngjajnë Ganimetes se pasardhësve të bashkëpunëtorëve të Millosheviqit”

“Fëmijët më mirë t`i ngjajnë Ganimetes se pasardhësve të bashkëpunëtorëve të Millosheviqit”

Në mbrojtje të Ganimete Musliut ka dal edhe ministrja në largim e Drejtësisë Dhurata Hoxha.

Hoxha në një status në Facebook ka shkruar se fëmijët e saj do të donte t`i ngjanin Ganimete Musliut , e jo bashkëpunëtorëve të Millosheviqit.

“Ne lindim fëmijë shqiptar, ti vazhdo fyeje nënën shqiptare për lindjet e saj. Veç Rada Trajkovic pajtohet dhe bashkëndjen me ty, kur i fyente nënat shqiptare”, shkruan Hoxha.

Polemikat mes anëtarëve të PDK-së dhe VV-së kanë nisur pas një statusi të Ganimete Musliut e cila përmend të kaluarën e nënës së Dardan Sejdiut dhe babain e Fisnik Ismailit.

Më tepër për polemikën lexoni:

Fisnik Ismaili fyen deputeten Ganimete Musliu

Vazhdojnë polemikat PDK-VV: Uran Ismaili i kundërpërgjigjet Fisnik Ismailin

Deputeti i Vetëvendosjes eskalon në gjuhë perverse