sulmit të mbrëmshëm fizik ndaj Drejtorit të Gazet�" />

Hoxha: Sulmi ndaj Ollurit i papranueshëm dhe i dënueshëm

Hoxha: Sulmi ndaj Ollurit i papranueshëm dhe i dënueshëm

Ministrja në largim e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm fizik ndaj Drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Hoxha përmes një statusi në Facebook, ka thënë se sulmi ndaj Ollurit është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Sulmi ndaj Parim Ollurit është sulm ndaj fjalës së lirë, medies së pavarur dhe lirisë së çdo qytetari, andaj është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Parim Olluri, është udhëheqës i një mediumi dhe sulmi fizik ndaj tij është sulm edhe ndaj vlerave të shtetit tonë, të drejtës së deklarimit dhe lirisë së shprehjes”, shkruan Hoxha./Insajderi.com