esimtarë sot janë agjërueshëm", thotë ai, njofton TetovaSot.

Hoxha shqiptar thotë se “tërmetet janë tërheqje e vërejtjes”

Tërmetet që ndodhën sot në Shkup, ku u lënduan 50 persona dhe shumë dëme materiale sipas hoxhës Zekirja Ibrahimi janë tërheqje e vërejtjes.

Hoxha shqiptar thotë se “tërmetet janë tërheqje e vërejtjes”

“Tërmeti është përkujtim,tërhjekje e vërejtjes. Po ndoshta për hir të ditës së Arafatit ,ku shum besimtarë sot janë agjërueshëm”, thotë ai, njofton TetovaSot.

“Njashtu për hir të lutjeve të Haxhive , që sot janë në Arafat Allahu na ka mëshirua e nuk u dridh toka më shum. O Zoti ynë, na mbulo me mëshirën Tënde, e mos na dëno pērshkak të gabimeve tona” thotë hoxha Zekirja Ibrahimi.

Ndryshe Drejtori i Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Inxhinierisë të sizmologjisë Mihail Garevski tha se ishte e pazakontë që ka një ndryshim të madh në magnitudën në mes të tërmetit të mëngjesit që goditi Shkupin, dhe kjo që ka ndodhur këtë pasdite.

Në mëngjes, që ishte para orës shtatë në mëngjes kishte një magnitudë prej 3.9 të shkallës Rihter dhe ndërsa tërmeti i dytë pasdite që ndodhi në orën 15:10 kishte një magnitudë prej 5.3 të shkallës Rihter.

“Nëse kjo ishte goditje kryesore, mund të ketë tronditje tjera. Pas magnitudës 5.3 gradë mund të çojë edhe në disa tronditje tjera. Nga magnituda 5.3 deri 3.9 ka një ndryshim të madh”, tha Garevski. /Insajderi.com