Hoxha nga Peja thotë se nuk e di që i është ngritur aktakuzë për terrorizëm

Hoxha nga Peja thotë se nuk e di që i është ngritur aktakuzë për terrorizëm

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale për kryeimamin e Pejës, Enes Goga lidhur me dyshimet për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, Goga thotë se ai nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Prokuroria.

“Në kontaktin tim me avokatin tim po ashtu i ndamë të njëjtat informata dhe asgjë më shumë, do të presim informata zyrtare nga prokuroria”, thotë Goga, për lajmi.net.

Ai thotë se ndjehet plotësisht i pafajshëm dhe se kurdo që është e nevojshme do ta tregojë pastërtinë e tij lidhur me këtë aktakuzë.

“Sikur deri më tani që kam qenë në shërbim të popullit, fesë dhe shtetit tim do të vazhdojë edhe tash e  tutje. Do ta tregojë pafajësinë time në çdo rast dhe çdo moment. Me lejen e Zotit të Madhërishëm do ta bëjë faqebardhë familjen time, institucionin tim ku punoi dhe qytetin tim”, ka thënë Goga.

I pafajshëm ka thënë të ndihet edhe i akuzuari tjetër, Fuad Ramiqi, udhëheqës i Lëvizjes Islamike Bashkohu – LISBA.

Fuad Ramiqi: Aktakuza ndaj meje është e motivuar politikisht

 

Ramiqi është njëri nga pesë personat e akuzuar të enjten nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Këta janë pesë të akuzuarit për terrorizëm