Hoxha: Arrestimi i Nehat Thaçit i papranueshëm

Hoxha: Arrestimi i Nehat Thaçit i papranueshëm

Shefi i Diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj e ka komentuar arrestimin e drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe.

Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë ka thënë se arrestimi i Thaçit është i papranueshme dhe se Ministria e Punëve të Jashtme po bënë përpjekje për ta zgjidhur këtë çështje .

“Rastet e tilla janë të papranueshme për shtetin tonë dhe është e papranueshme që Serbia ka rritur numrin e kërkesave për arrestim të shtetasve tanë. Do ta japim maksimumin që ta zgjidhim këtë çështje”, tha Hoxhaj.

Nënkoloneli  Nehat Thaçi, është arrestuar të enjten në vendkalimin kufitar në Konçul derisa ishte duke kaluar transit nëpër Serbi drejt vendeve perëndimore, bashkë me vëllanë Agim Thaçi. Arrestimi i tij u bë bazuar në një urdhër-arrest të Gjykatës së Lartë në Nish, për veprën penale – terrorizëm. /Insajderi.com