Houston po zhytet nën ujë, fillon evakuimi

Houston po zhytet nën ujë, fillon evakuimi

Raportohet se niveli i ujit në qytetin e Houstonit është duke u ngritur si pasojë  e të reshurave të shiut.

Sipas autoriteteve të vendit, ngritja e nivelit të ujit është duke ndodhur me shpejtësi të madhe, raporton Houston neës.

Evakuimet janë duke u zhvilluar në mënyrë të organizuar ku njerëzit janë duke u dërguar në qendra strehimore të ngritura në pika më të larta.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të vizitojë Teksasin sot për të vëzhguar situatën që ka shkaktuar uragani Tropical Storm Harvey, katastrofa e parë e madhe natyrore në zotërimin e Shtëpisë së Bardhë.

Stuhia me lëvizje të ngadaltë ka vrarë të paktën tetë vetë duke paralizuar Hustonin, qytetin e katërt më të populluar të SHBA, me përmbytje të paparë, përcjell Indeksonline.

Po ashtu, ai kishte hyrë në tregjet energjetike dhe shkaktoi dëme që llogariten të jenë në miliarda dollarë, me rindërtimin që mund të zgjasë përtej mandatit të tanishëm katër-vjeçar të Trump në detyrë.