Hoti: Vitin e kaluar u punësuan mbi 22 mijë persona

25.03.2017 14:24
Hoti: Vitin e kaluar u punësuan mbi 22 mijë persona

Ministri i Financave, Avdulla Hoti, ka thënë se gjatë vitit 2016, ka pasur 22.294 të punësuar të ri, “që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional.”

Në një postim në Facebook, Ministri Hoti ka thënë se kjo shifër është trefish më e lartë se në vitin 2014, kur sipas tij, ka pasur të punësuar rreth 7500 persona.

Javë më parë, kryeministri Mustafa kishte thënë se gjatë vitit 2015 dhe 2016 në Kosovë janë punësuar rreth 40 mijë njerëz.

Ai gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se gjatë mandatit të tij si kryeministër do të punësohen 120 mijë persona./Insajderi.com