Hoti tregon kushtin e LDK-së për të marrë pjesë në seancë

Hoti tregon kushtin e LDK-së për të marrë pjesë në seancë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se do të marrin pjesë në secilën seancë që thirret në mënyrë kushtetuese. Reagimi i Hotit ka ardhur pas deklaratave të Agim Veliut se në LDK s’ka asnjë vendim lidhur me bojkotimin e seancave të Parlamentit.

“Asnjëherë nuk kam thëne se nuk marrim pjese ne seance te Kuvendit. Ne do te jemi prezent ne çdo seance te Kuvendit qe thirret ne mënyre kushtetuese. Por, duke qene se janë mbajtur gjashte seanca dhe PDK me satelitet e saj e kane bojkotuar procesin e konstituimit te Kuvendit, është e pakuptimte te thirren seanca nga kryesuesi i seancës derisa nuk qartësohet situata”, ka thënë Hoti, në një reagim në FB.

“Mediet dhe analistet duhet drejtuar pyetjet dhe kërkesat drejt PDK-se perse kjo parti po bojkoton themelimin e institucioneve”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Agim Veliu kishte deklaruar  se deputetët do të marrin pjesë në seancat e Parlamentit. Ka kërkuar që sa më shpejt të themelohen institucionet.

“Duhet me marrë pjesë në seancë, nuk ka nevojë me marr vendim. LDK s’ka marrë vendime për kësi lloj bojkotimesh. Duhet me u zgjedh organet e Kosovës, Kuvendi, e me vazhduar me e proceduar qeverinë, kjo nuk është ndonjë problem”, tha Veli gjatë ditës.