Hoti: Të rinjtë që studiojnë jashtë duhet t’i bëjmë ministra

Hoti: Të rinjtë që studiojnë jashtë duhet t’i bëjmë ministra

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti bashkë me anëtarë të këtij koalicioni është duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Prishtinë.

Hoti ka folur për hapësirën që duhet dhënë të rinjve, shkruan Lajmi.net.

“Brezi i Republikës ka shumë të rinj që shkollohen jashtë vendit dhe atyre duhet tu japim hapësirën”, ka thënë Hoti. “Ata duhet t’i kemi ministra pas disa vitesh”.

Hoti ka përmendur se me të në qeveri, të rinjve në vend do tu mundësohet punë praktike me pagesë një vit pas shkollimit.

“Ne do të ia kthejmë këtij vendi qetësinë sikur dikur Presidenti Rugova”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër. /Insajderi.com