Hoti: Shpend Ahmeti, për 4 vjet vetëm kungja dhe kifle

Hoti: Shpend Ahmeti, për 4 vjet vetëm kungja dhe kifle

Ish-nënkryetari i Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kreu aktual i kryeqytetit, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat në krye të Komunës, Shpend Ahmeti, nuk ka punuar aspak për Prishtinën.

Sipas tij, gjatë katër viteve të qeverisjes së tij ai nuk ka bërë asgjë.

“Gjatë katër viteve ai është marrë vetëm me kifle dhe kungja, asgjë tjetër”, ka thënë Hoti gjatë një debati në RTV Dukagjini.

Ai është shprehur i bindur se elektorati në Prishtinë nuk është aspak i kënaqur me punën e tij, andaj LDK do ta rikthejë Prishtinën nën qeverisjen e saj.