Hoti: Secili grup politik ta dënojë sulmin ndaj Vitore Stavilecit

Hoti: Secili grup politik ta dënojë sulmin ndaj Vitore Stavilecit

Avdullah Hoti i LDK-së, në emër të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka dënuar sulmin ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

Ai ka thënë se nuk do lejohet që shoqëria kosovare të shndrrohet në një vend ku plaçkiten bankat, sulmohen zyrtarët e shtetit dhe familjet e tyre, e ku digjet prona publike.

Hoti ka kërkuar nga secili grupim poltiik që ta dënojë rastin dhe të distancohet nga veprime të tilla.