Hoti: Qeveria nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që i sulmuan institucionet

Hoti: Qeveria nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që i sulmuan institucionet

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LAA, Avdullah Hoti, ka thënë se vetëm koalicioni i LDK-së mund ta bëjë shumicën parlamentare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti është shprehur se “ne do të angazhohemi që të formojë shumicën e nevojshme për të udhëhequr me vendin, një shumicë që siguron Qeveri proevropiane, me fokus të qartë në sundimin e rendit dhe ligjit, një qeverisje me duar të pastra”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka theksuar se “qeveria nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që kanë kapur institucionet dhe as një njerëz që kanë sulmuar institucionet”.

Ndërkohë seanca e radhës është thirrur që të mbahet me 10 gusht. /Insajderi.com