Hoti i përgjigjet ofertës së Veselit për “zhbllokimin” e procesit

Hoti i përgjigjet ofertës së Veselit për “zhbllokimin” e procesit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i është përgjigjur një oferte të kryetarittë PDK-së, i cili ka thënë se mund të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit nëse Ramush Haradinaj votohet për kryeministër edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA.

Sipas Hotit, kryetari i PDK-së “nuk është në pozitë për të vënë kushte”.

Për më tepër, sipas Hotit, Veseli nuk do të tërhiqet vullnetarisht, por nuk mund të zgjidhet.

“Ai nuk do të tërhiqet por nuk mund të zgjidhet. Ai e ka të qartë se askush nuk e dëshiron për kryetar të kuvendit”, ka thënë ai në një intervistë për KTV.

Në një intervistë për RTK-në, Kadri Veseli tha se nuk dëshiron që të jetë pengesë për formimin e Qeverisë.

“Brenda ditës të dalin dhe të thonë se Veseli është pengesë, unë do ta ofrojë një kandidat nga PAN dhe të njëjtën ditë ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, por mos ta bllokojmë procesin”, ka thënë ai./Insajderi.com