Hoti akuzon PAN-in se po zvarrit krijimin e institucioneve: Ju jeni pakicë

Hoti akuzon PAN-in se po zvarrit krijimin e institucioneve: Ju jeni pakicë

Shefi i grupit parlamentar i koalicionit LAA, Avdullah Hoti, konfirmimin e koalicionit PAN se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të thirrur nga Adem Mikullovci e ka quajtur si zvarritje të krijimit të institucioneve.

“Sjelljet e tilla janë zvarritje e konstituimit të kuvendit është dashur qe një muaj të krijohen institucionet dhe me ketë gjë vetëm po krijohen probleme sociale dhe ekonomike”, ka thënë Hoti në takimin e sotëm.

Hoti më tutje ka kërkuar nga PAN-i që të merr pjesë në seancën e nesërm ose të deklarohet se nuk e ka shumicën dhe të lëshoj rrugë për partitë e tjera.

“Në ju ftojmë të merrni pjesë në krijimin e institucioneve dhe ftojmë që seanca të ftohet sa më parë.Për koalicioni LAA do të marrim pjesë në çdo takim konstitutiv dhe në çdo seancë të thirrur sepse është obligim kushtetuese”.

“Ju jeni pakicë dhe nuk e di se ku na dërgon kjo situatë, ju duhet të vini dhe të jepni kandidatin ose të dilni nesër dhe të thoni se nuk kemi shumicën dhe nuk e kemi forcën për krijimin e qeverisë”, ka deklaruar Hoti.