Hoti: Mund të ndjekim edhe rrugë tjera për formimin e institucioneve

Hoti: Mund të ndjekim edhe rrugë tjera për formimin e institucioneve

Avdullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë se PAN duhet ta dijë se mund të ndjekin edhe rrugë tjera ligjore për formimin e institucioneve.

Ai ka thënë se PAN nuk mund ta mbajë pafundësisht të bllokuar formimin e institucioneve.

“Kjo është seanca e katërt që mbajmë dhe nuk janë përfaqësuesit e PDK’së. Ata që vendimi i Gjykatës ju ka njohur të drejtën për të zgjedhur Kuvendin, atëherë kush po e bllokon themelimin e institucioneve të vendit”, ka thënë Hoti.

Hoti është shprehur se ata do të jenë prezent sa herë që kryesuesi i seancës bënë thirrje

“Ne do të marrim pjesë edhe në takimet konsultative që thërret për t’u marrë vesh me partitë politike. Përndryshe ne duhet të kërkojmë rrugë tjera ligjore për formimin e institucioneve. Le ta kemi një përpjekje të fundit për krijimin e institucioneve dhe nëse vazhdon që PDK me koalicione ta bllokojnë themelimin atëherë të veprojmë”, ka thënë Hoti.