Hoti: Do mbështesim transportin publik edhe për gjashtë komuna tjera

Ministri i Financave Avdullah Hoti, përmes një letre dërguar gjashtë kryetarëve të komunave ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të mbështetur reformimin e trensportit publik.

Komuna e Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës, Gjilanit si dhe Pejës janë përzgjedhur sipas Hotit,  duke marrë për bazë numrin e popullsisë dhe nevojën që mund të kenë në reformimin e transportit publik.

“Pas arritjes me sukses të marrëveshjes së garancisë dhe fillimit të të njëjtit projekt për Komunën e Prishtinës, në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi pasur me BERZH-in, po ju njoftoj për fillimin e bisedimeve me përfaqësuesit e kësaj banke për projekte të mundshme edhe për komunat tjera”, tha Hoti.

Ministri Hoti, përmes kësaj letre ka ftuar 6 kryetarët e këtyre komunave që pas koordinimit me BERZH, të caktojmë takime informuese rreth projekteve të mundshme dhe situatën momentale të transportit.

“Kërkesa që kemi pranuar nga BERZH rreth kompletimit të informatave është parashtruar një formë pyetësori që do ta mundësonte një përshkrim më të detajueshëm të situatës”, ka thënë Ministri Hoti. /Insajderi.com