Hoti: Institucionet po e dhunojnë demokracinë

Hoti: Institucionet po e dhunojnë demokracinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se nuk partia e tij nuk do të heqë dorë nga qëndrimet e saj lidhur me koalicionin qeverisës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se institucionet e vendit janë duke e dhunuar demokracinë.

“Asnjë pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës. Kuvendi është jofunksional. Mund te caktohen çdo dite seanca te Kuvendit, por qëndrimi jone mbetet i njëjtë, siç ishte ne seancën e sotme. Jemi te vendosur te ndalojmë uzurpimin e institucioneve dhe dhunimin e demokracisë”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com