Hoti flet për zërat e prishjes së koalicionit LAA: Është përpjekje e ulët e PDK-së

Hoti flet për zërat e prishjes së koalicionit LAA: Është përpjekje e ulët e PDK-së

Kadidati për kryeministër nga koalioni LAA, Avdullah Hoti i ka quajtur të pavërteta lajmet për përçarjen mes këtyre partive. Ai ka thënë se kjo është vetëm një përpjekje e ulët e PDK-së për të larguar vëmendjen nga bllokada që po bënë.

“Koalicioni i LDK-se me AKR-ne dhe Alternativen është i paluhatshëm. Lajmet e dhëna neper portale janë te pavërteta”.

“Kjo është përpjekje e ulet e PDK-se me satelitet e saj për te larguar vëmendjen nga bllokada qe PDK-ja po i bene krijimit te institucioneve te vendit. Ftoj mediet te mos bien ne grackën e dezinformatave te tilla”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Një gjë të tillë më herët e kishte quajtur si të pavërtetë edhe Korab Sejdiu nga Aleanca Kosova e Re.