Hoti: 20 milion euro për letrat me vlerë për diasporën

Hoti: 20 milion euro për letrat me vlerë për diasporën

Ministira e Financave nga ky vit do të përfshijë edhe diasporën në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas ministrit të Financave, Avdullah Hoti, ekspertët e Thesarit të Shtetit janë duke finalizuar produktin e ri, prej rreth 20 milionë eurosh të lerave me vlerë për diasporën, raporton Insajderi.

“Duke filluar nga ky vit, Ministria e Financave do të përfshijë edhe diasporën në letrat me vlerë të qeverisë. Ministria, përmes eksperteve te Thesarit te Shtetit, është duke finalizuar produktin e ri, prej rreth 20 milion euro, të letrave me vlerë për diasporë që ka një potencial të madh financiar’’, shkruan Hoti në Facebook.

“Përmes kësaj forme, diaspora mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe, gjithashtu, përfiton një normë interesi, që është më e lartë krahasuar me normën e interesit nga depozitimi i mjeteve në bankat në vendet ku janë diaspora apo në bankat në Kosovë’’, shkruan Hoti.