Hoti: 2 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2017

30.09.2016 11:58
Hoti: 2 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2017

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka paralajmëruar se buxheti i shtetit pritet që vitin e ardhshëm të jetë 2 miliardë euro.

Këtë rritje prej 400 milion euro për dallim nga buxheti i këtij viti, Hoti e deklaroi në dëgjimin publik të organizuar nga Ministria e Financave për  projekte- buxhetin e vitit 2017.

Në këtë diskutim, ku po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile si dhe palë të tjera të interesit, Hoti tha se nga rritja e buxhetit do të ketë 50 për qind do të jenë për investimet kapitale dhe 5 për qind për shpenzime.

Hoti ka bërë të ditur se me këtë projekt buxhet janë paraparë sigurimet shëndetësore si dhe buxheti për transferimin e FSK-së në ushtri. /Insajderi.com