Horror në Misuri: I torturonin fëmijët në kafaze të drurit

10.08.2018 12:14
Horror në Misuri: I torturonin fëmijët në kafaze të drurit

Policët mbetën të shokuar kur të martën zbuluan një skenë të tmerrshme në Misuri, ku pas një lajmërimi, i gjetën në një shtëpi katër fëmijë të robëruar nëpër dhoma miniature pa ventilim dhe tualet.

Ata e arrestuan Daryl J. Head (38) dhe Laura Cheatham (38) të cilët i ngarkojnë me kidnapim dhe sjellje të fëmijëve në rrezik.

Sipas informatave, hapësirat ishin “më të vogla se qelitë e burgut” dhe nuk kishin asnjë dritare, as dritë, e as mundësi të tualetit, ndërsa për këtë situatë kanë marrë vesh pas thirrjes e cila ishte bërë nëpërmes të një linje speciale telefonike. Personi, identiteti i të cilit nuk u publikua i ka informuar zyrtarët policor se fëmijët janë të mbyllur në dhoma të cilat janë të gozhduara me pllaka druri.

Kur arritën në adresën e lajmëruar, burri në fillim nuk deshi t’iu hapë derën policëve, dhe kur më në fund këta u futën brenda e vërejtën gruan se si po përpiqet t’i heqë gozhdët për t’i liruar pllakat e drurit me të cilat ishte e mbyllur hyrja në hapësira. Tri vogëlushe dhe një vogëlush të moshës prej 5 deri 12 vjeç, dolën nga dhomat e improvizuara.

“Kam parë shumë gjëra të gërditshme, por kurrë deri tani diçka të tillë. Kjo është diçka që ndodhë diku tjetër, jo këtu”, ka thënë sherifi lokal Daniel Bullock për CBS./Insajderi.com.