Horror në Ajova, disa tornado në kohë të njëjtë

Shikoni se çfarë kaosi u shkaktua, disa qytete u shkatërruan!

Horror në Ajova, disa tornado në kohë të njëjtë

Shtetin federal amerikan Ajova e kanë goditur disa tornado dhe kanë lënë kërdi pas vetit.

Së paku 17 persona janë lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme katastrofale, lajmërojnë mediet amerikane.

Në internet janë publikuar xhirimet e frikshme të tornados, i cili i goditi qytetet Marshalltaun, Pela dhe Bondurant. Janë lënduar 10 persona në Marshalltaun dhe 7 në një fabrikë afër Pele.

Situata më e keqe ishte në Marshalltaun, qytet me 27.000 banorë, ku tornado i ka shkulur kulmet e shtëpive, e ka rrënuar kupolën e ndërtesës së gjykatës, ndërsa është dëmtuar edhe spitali i qytetit.

Banorja Stephanie Mock ka deklaruar se kishte qenë në një shitore në qendër të qytetit me bashkëshortin dhe beben dymuajshe kur e kanë dëgjuar alarmin për tornado. Janë fshehur në bodrum të ndërtesës dhe kanë dëgjuar se si “kërcasin muret, sikur të ishte shpërthim”. Shitorja është shkatërruar. “Kemi mbijetuar dhe jemi të lumtur për këtë”, ka thënë Mock.

https://www.youtube.com/watch?v=duppqAm5Biw

Meteorologët kanë thënë se tornadot janë krijuar në mënyrë të befasishme duke i befasuar edhe ata.

“Në mëngjes nuk dukej se do të vije deri te tornadot aq të fuqishme. Në rastin më të keq kemi pritur stuhi me breshër”, ka thënë Alex Crul nga enti meteorologjik i SHBA./Insajderi.com.