Horror në koncert: Një autobus godet publikun

Horror në koncert: Një autobus  godet publikun

Një person ka vdekur dhe tre te tjerë janë lënduar kur një autobus në orët e hershme të mëngjesit godet publikun e festivalit “Pink Pop” në Limberg në jug të Holandës.

Kjo ndodhi dy orë pas shfaqjes se muzikantit amerikan Bruno Mars, i cili e mbylli festivalin, transmeton Reuters.

Policia ka kumtuar se vozitësi i autobusit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se është organizuar ndjekja e tij, si dhe janë mbyllur të gjitha rrugët rreth vendit të mbajtjes së festivalit.

Sipas pretendimeve të medieve, bëhet fjalë për një minibus të bardhë.

Shërbimi për alarm ka dërguar mesazh për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të lajmërojnë nëse e vërejnë një Fiat Diablo dhe në tabelën e regjistrimit e ka numrin 257.

Në vendin e ngjarjes gjenden një helikopter i ndihmës së shpejtë, një veturë ambulancë dhe numër i madh i policëve.

Festivali “Pink pop” mbahet prej vitit 1970 dhe është një prej festivaleve më të vjetra në Holandë./Insajderi.com.